Business & Management

Toshiba humb betejën ligjore me Komisionin Europian

Jan 18 2017
0 Shpërndarje
Toshiba humb betejën ligjore me Komisionin Europian

Toshiba's logo is seen at an industrial area in KawasakGrupi japonez i produkteve elektrike Toshiba tha ditën e Mërkure se ka humbur apelimin ndaj Bashkimit Europian për një sipërmarrje të përbashkët me Panasonic 5 vite më parë.

Toshiba ishte pjesë e një grup prej shtatë prodhuesit të tubave me rreze katode të cilët u gjobitën me 1.47 miliard Euro në total nga Komisioni Evropian në 2012 për fiksim të çmimeve dhe kufizim të prodhimit.

Kompania japoneze vendosi të sfidonte Komisionin Evropian duke çuar çështjen në gjykatën më të lartë Evropiane në Luksemburg. Si rezultat gjoba ndaj Toshiba u reduktua në 82.8 milion Euro nga 86.7 milion Euro që ishte fillimisht.

Toshiba apeloi përsëri në Gjykatën e Lartë Evropiane duke thënë se nuk mund të kontrollonte vendimet MTPD-së dhe për këtë nuk duhet të mbahet përgjegjës. Gjykata refuzoi këtë argument ditën e Mërkure. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>