Harduer

Toshiba do të shes 3D laptop pa syze

Aug 10 2011
0 Shpërndarje
Toshiba do të shes 3D laptop pa syze

Toshiba do të filloj të shes laptopët e parë 3D të cilët nuk do të kenë nevojë për syze speciale kah fundi i këtij muaji për vetëm 1,699$ duke i liruar shikuesit nga bezdia e mbajtjes së syzeve 3D që të shohin përmbajtjet multimediale, deklaruan nga kompania në fjalë të martën.

Laptopi Qosmio F755 3D ka një ekran 15.6 inçësh dhe përdor një formë të teknologjisë autostereoskopike për të transmetuar imazhet 3D pa nevojën e syzeve. Shikuesi do të jetë në gjendje të shoh imazhet 3D në ekranin e laptopit nga kënde të ndryshme.

Laptopi projekton dy struktura të imazheve të cilat ndahet automatikisht ndërmjet syrit të djathtë dhe të majtë në të njëjtën kohë për të sajuar efektin 3D. Laptopi gjithashtu ka një teknologji që përcakton pozitën e shikuesit me anë të kamerës, gjë që i ndihmon të rrezatoj imazhet 3D në këndin e duhur. Teknologjia e quajtur Face Tracking, reagon ndaj lëvizjes së shikuesit dhe ndihmon në ofrimin e një “zone të gjerë shikimi” deklarojnë nga Toshiba.

3D laptopët kanë hasur në vështirësi që të gjejnë popullaritetin e duhur për shkak të çmimeve të larta dhe bezdisë së mbajtjeve të syzeve speciale 3D. Prodhuesit kryesor të tyre, përfshirë HP, Dell, dhe Lenovo kanë shpërndarë 3D laptop të fuqishëm, duke i cilësuar si makina për përmirësimin e argëtimit. Kompania DisplaySearch vitin e kaluar parashihte që këtë vit do të shiten vetëm 600 mijë laptop 3D në krahasim me laptopët normal që pritet të shiten rreth 100 milionë sosh.

Toshiba nuk është përgjigjur në pyetjen se sa shikues mund të shohin në të njëjtën kohë përmbajtjen 3D në një laptop. Në testet laboratorike, Laptop Magazine shkruante që laptopët janë të përshtatur për një person, megjithëse imazhet 3D mund të shihen edhe nga persona tjerë.

Laptopi Qosmio F755 3D mund të shfaq të dy llojet e imazheve njëkohësisht edhe 2D edhe 3D, deklarojnë nga Toshiba. Përdoruesit mund të vazhdojnë të përdorin desktopin 2D, derisa në një dritare të vogël shohin imazhe 3D. Laptopi vjen me një Blu-ray player dhe softuer për konvertimin e filmave 2D në formatin 3D.

Laptopi ka procesorin e fundit të Intel, Core i7, kartelën grafike të Nvidia’s, GeForce 540M, disk të ngurtë 750GB, dhe një HDMI portë që mund të shfaq përmbajtje 3D në televizor që përkrahin këtë teknologji. Çmimi i laptopit është 1,699$.

Lajmet e fundit>