Slider

Top 7 këshilla për të përfituar shumë nga Pinterest

Aug 5 2012
0 Shpërndarje
Top 7 këshilla për të përfituar shumë nga Pinterest

Përpara se të filloj artikulli me listën themelore të këshillave të Pinterest, ja vetëm një gjë rreth asaj se pse ju duhet të përdorni Pinterestin në radhë të parë. Mund të duket si ndonjë faqe tjetër sociale për ndonjë fillestar. Por edhe nëse jeni i ri në Pinterest ose një përdorues profesionist, atë se çfarë e bën Pinterest të veçantë është ndërfaqja e thjeshtë dhe elegante e përdoruesit. Ajo vjen me një mundësi të pakufizuar të përdorimit të funksionimit të faqes që është i kufizuar vetëm në imagjinatën e një përdoruesi!

Njerëzit kanë qenë duke përdorur shënime të vendosura në frigoriferë dhe tavolina të zyreve për vite! Paramendojeni një version digjital të futur për mrekulli të atyre shënimeve me një këndvështrim të ri. Në vend të shënimeve këtu janë fotografitë. Fëmijët mund të bëjnë projekte shkencore në bordet e kartave, studentët e fakulteteve mund të kenë nevojë që të organizojnë ligjëratat e tyre dhe përkujtuesit në një rrugë më efikase dhe ndërmarrjet kanë nevojë të organizojnë projektet e tyre në një formë më të thjeshtë. E tërë kjo mund të arrihet me lehtësi përgjatë faqes Pinterest! Megjithëse është argëtim të bëhet vetëm pini i fotografive që dëshironi që mund të marrin vëmendjen tuaj do të ishte një lojë krejt tjetër për njerëzit me një ide në mendjet e tyre. Si reklamimi i produkteve të tyre, krijimi i një projekti bashkëpunimi online ose vetëm planifikimi i një udhëtimi të ardhshëm.

Si në të vërtetë ta bëni Pinterest të punoj për ju?

Megjithëse ky rrjet social duket të jetë i kryesuar nga femrat, është bërë vërtetë e qartë që është më tepër për të marrë nga pinimi i gjërave interesante. Tashmë, Pinterest është vërtetuar se është një drejtues efikas i trafikut të Uebit për Ueb faqe dhe blogje. Rrjeti social është duke eksploduar si fishekzjarret. Nëse ju keni interesime të ngjashme, ju e pëlqeni shfletimin e shumtë dhe vini përgjatë shumë fotografive dhe madje videove interesante gjatë kohës tuaj në internet; ju mund të krijoni një blog të shkëlqyer duke përdorur Pinterest. Ju mund të bëheni një Pinner i popullarizuar dhe i suksesshëm vetëm duke i mbajtur mend këto këshilla dhe taktika të thjeshta:

1. Përshtatuni por dilni

Tingëllon si një kundërthënie? Në të vërtetë, jo. Kur jeni duke e reklamuar produktin e ndërmarrjes suaj, ose blogjet tuaja në Pinterest ju duhet ta mbani në mend se si çdo tjetër strategji e reklamimit në Ueb ju do të grumbulloni interesime vetëm nëse jeni duke i’u shërbyer atyre me pjatën me të cilën njerëzit duan të hanë! Ashtu siç u tha, ju duhet të jeni të kujdesshëm që të mos bini në një vazhdë. Jepuni atyre çfarë dëshironi, por bëhuni kreativ dhe më e rëndësishmja të sinqertë. Krijoni një bord që del por shërben mirë për Pinnerët e duhur.

2. Bëni një trajtim vizuel për pinet

Askush nuk do të dëshironte të shihte një bord ose një fotografi të dizajnuar keq! Sigurohuni që ja bëni pin përmbajtjes cilësore por bëjeni atë në një mbështjellës të bukur. Pinët e shtrënguar virtualisht do t’i bëjnë vizitorët tjerë të ju ndjekin ju ose madje të ju pëlqejnë dhe kjo do të rris rrjetin tuaj në Pinterest.

Ju mund të përfshini fotografi të inventarit tuaj ose njerëzve kyç të ndërmarrjes suaj apo njerëzve në punë ose madje videove në pinët tuaj.

3. Pinterest SEO

Është mjaft mirë të jua bëni pin fotografive por për t’i bërë pinët tuaj më të kërkueshëm, mos harroni të përfshini një përshkrim të shkurtër të vendosur së bashku me një titull të duhur.

4. Organizoni bordet tuaja

Njerëzit nuk jua bëjnë pin vetë fotografive gjatë gjithë kohës. Ju mund të krijoni bordet tuaja me një ide të caktuar në mendje dhe pastaj t’i organizoni të gjitha bordet në kategori që do t’i bëjnë ato më lehtë të gjindshme nga përdoruesit e interesuar në ato kategori. Bordet e radhitura mirë mirëmbahen më lehtë e poashtu edhe më lehtë të gjindshme nga të tjerët.

5. Kontributi në Komunitetin Pinterest

Vetë-reklamimi nuk është pikërisht një gjë e përjashtuar në Pinterest por kujdes nga mbidoza! Ju mund të reklamoni aq shumë sa dëshironi por gjithashtu të notoni në rrjetën kryesore duke kontribuar në komunitetin e Pinterest. Produktet e juaja mund të jenë të shkëlqyera, por nëse ju vini përgjatë pineve të tjera që ju interesojnë dhe janë të lidhura me pinet e tjerë ju mund të bëni ri-pinin ose të pëlqeni ose madje t’i ndiqni ato. Komentoni në pine që i gjeni si interesante ose përmendni pine të tjera në komentet tuaja. Ju gjithashtu mund t’i bëni si vende të përbashkëta të punës bordet e juaja me përdoruesit e tjerë. Kjo do të lëshojë një porosi që ju nuk jeni këtu vetëm të mburreni por të përziheni dhe të rriteni.

6. Shpërndani pinet

Nëse keni një bazë më të madhe të dashamirëve ose ndjekësve në Twitter apo Facebook, ju mund të merrni përparësinë e asaj derisa jeni duke përdorur Pinterest. Ju mund t’i shpërndani pinet e juaja atje për ta bërë reklamimin e juaj që të rritet.

7. Mbajeni vetveten të përditësuar

Bëni përpjekje të vazhdueshme për të gjetur trendet dhe temat më të fundit në diskutime dhe në përgjithësi në sendet e nxehta që zhvillohen në Pinterest. Rifreskoni ose ridizajnoni bordet tuaja sipas asaj për të tërhequr vëmendjen. Ekziston një lehtësi në Pinterest e quajtur “Popular”. Ju mund të gjeni pinet e fundit nga këtu dhe të ridizajnoni bordet tuaja. Një pamje vlenë më shumë se njëmijë fjalë. Merrni shumë nga Pinterest me një kujdes të vogël në anën tuaj dhe duke përdorur këto këshilla të thjeshta! (CIO Albanian)

Tags >

pinterest
Lajmet e fundit>