Harduer

Top 5 tabletët nga CES

Jan 13 2012
0 Shpërndarje
Top 5 tabletët nga CES

Këtë vit në CES ishin një grumbull i tabletëve të rinj, por vetëm një pjesë e vogël arritën të lënin përshtypje tek ekspertët falë specifikave joshëse, vlerës së shkëlqyeshme dhe inovacioneve që provojnë të konkurrojnë tabletin iPad2 të Apple.

Asus, Acer, Samsung dhe Toshiba ofruan disa nga tabletët më të mira. Veçanti e përbashkët e këtyre tabletëve ishin: rezolucioni i lartë i ekraneve; përkrahja për sistemin operativ të Android, Ice Cream Sandwich; shasia më e hollë dhe dizajnimet më të lehta; dhe një çmim shumë më i arsyeshm.

Më poshtë do të gjeni pesë tabletët më të mirë këtë vit në CES:

 

Asus Eee Pad Transformer Prime

Tableti Transformer Prime TF700T është shumë më i mirë se pararendësi TF201, me një ekran më të madh, 1920×1200 piksel. Imazhet dukeshin të shkëlqyeshme në pajisjen demonstruese. Do të dal në treg në çerekun e dytë të vitit 2012, ndërsa pajisja operon me çipin Tegra 3 të NVIDIA-s. Çmimet fillojnë nga 599$ për versionin 32GB, deri 699$ për versionin 64GB.

 

Asus Eee Pad MeMo Me370T

Ky është një tablet i lirë, i lehtë që nuk kërkon sakrifica të mëdha. Nga Asus deklarojnë që do të kushtoj vetëm 250$, dhe do të shfaqet në treg në çerekun e dytë të vitit. Operon me çipin Tegra 3 të NVIDIA-s, ka një ekran me rezolucion 1280×800 dhe vjen në dy versione, me 16GB dhe 32GB hapësirë.

 

Acer Iconia Tab A700

Ekrani 10.1 inçësh shfaq imazhe të qarta me rezolucion 1920×1200. Tableti A700 operon me çipin dy bërthamësh Tegra 3 të NVIDIA-s me një frekuencë prej 1.3GHz dhe ka 1GB memorie. Ka një hapësirë minimale të ajrit ndërmjet ekranit dhe xhamit që ndihmon në mënjanimin e shkëlqimit në masë të konsiderueshme.

 

Samsung Galaxy Tab 7.7 në Verizon

Ky tablet i Samsung do të jetë në dispozicion vetëm për përdoruesit e operatorit telefonik Verizon. Galaxy Tab 7.7 do të jetë tableti më i hollë dhe më i lehtë i Samsung-ut deri më tani, që tejkalon edhe Galaxy Tab 10.1 në këtë drejtim. Ka një ekran Super AMOLED Plus 7.7 inçësh që shfaq imazhe në rezolucion 1280×800. Karakteristikë e Super AMOLED Plus është shkëlqimi i lartë, që mund të ndihmoj leximin në ambiente me shumë dritë, dhe ngjyrat vibrante.

 

Toshiba Excite X10

Madhësia e këtij tableti është 10.1 inçësh dhe përmbush kriteret për tu quajtur edhe më i holli edhe më i lehtë deri tani. Ka 0.3 inç trashësi dhe peshon vetëm 535 gram. Ka procesorin shumë-bërthamësh 1.2GHz OMAP 4430 të Texas Instruments, 1GB memorie dhe një ekran IPS me rezolucion 1280×800. Toshiba shpreson ta shpërndaj këtë tablet kah mesi i çerekut të parë. Do të funksionoj në sistemin operativ Android 4.0 Ice Cream Sandwich, derisa pritet të kushtoj nga 530$ për modelin 16GB deri në 600$ për modelin 36GB.

 

Lajmet e fundit>