Siguri

Top 25 fjalëkalimet dhe PIN-at më të përdorur

Jun 11 2012
0 Shpërndarje
Top 25 fjalëkalimet dhe PIN-at më të përdorur

Në një kohë kur vjedhjet e fjalëkalimeve sikur rasti i LinkedIn janë lajme më vetëdijesuese, është më se e nevojshme të ju këshillojmë se si të zgjedhni një fjalëkalim të fuqishëm që është i vështirë për t’u gjetur nga të tjerët, dhe që nuk bën pjesë në listat e fjalëkalimeve të hakuara.

Kështuqë, nëse fjalëkalimi juaj më i përdorur (ose që e përdorni mjaft shpesh) është në listën e mëposhtme, është mirë që të ndaloni së lexuari këtë artikull, të kaloni te lidhja se si të zgjidhni fjalëkalime të fuqishme dhe ta përdorni atë si bazë për të ndryshuar të gjitha fjalëkalimet tuaja në diçka më të sigurt. Lista e mëposhtme paraqet 25 fjalëkalimet më të përdorura dhe që mund të thyhen shumë lehtë.

1. password

2. 123456

3. 12345678

4. 1234

5. qwerty

6. 12345

7. dragon

8. pussy

9. baseball

10. football

11. letmein

12. monkey

13. 696969

14. abc123

15. mustang

16. michael

17. shadow

18. master

19. jennifer

20. 111111

21. 2000

22. jordan

23. superman

24. harley

25. 1234567

Duhet të ceket që edhe PIN-i (Numri Personal Identifikues) i ka problemet e veta rreth përzgjedhjes së një vargu të shifrave që nuk është shumë i lehtë të qëllohet.

Në disa raste, hajdutët do të kishin mundësi shumë të vogla që të qëllojnë PIN-in tuaj: për shkak se në të shumtën e rasteve refuzohet rikthimi i kartelës suaj, pasiqë nuk është qëlluar për tre herë radhazi. Por në rastet tjera, atyre u jipen më shumë mundësi. Ja 25 PIN-at më të lehtë për t’u gjetur:

1. 1234

2. 0000

3. 2580

4. 1111

5. 5555

6. 5683

7. 0852

8. 2222

9. 1212

10. 1998

11. 6969

12. 1379

13. 1997

14. 2468

15. 9999

16. 7777

17. 1996

18. 2011

19. 3333

20. 1999

21. 8888

22. 1995

23. 2525

24. 1590

25. 1235

Me siguri që tashmë keni marrë një këshillë të mirë rreth strategjisë së përzgjedhjes së PIN-it tuaj. Gjatë shkrimit në letër, ju mund të fitoni disa sugjerime të ndryshme. Për çdo rast mund të kontrolloni listën e mësipërme dhe të shihni nëse PIN-i juaj i parapëlqyer bën pjesë në të. Nëse po, atëherë ndërrojeni atë. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>