Karriere

Top 15 markat më të shtrenjta në botë (Infografik)

Sep 26 2013
0 Shpërndarje
Top 15 markat më të shtrenjta në botë (Infografik)

appleNë infografikun e mëposhtëm do të shohim se cilat janë markat më të shtrenjta aktualisht në botë.

Rëndësia e markës lidhet drejtpërdrejt me shitjet, pasi sa më popullore të jetë një markë e caktuar, aq më e preferuar është ajo në sytë e konsumatorit dhe rrjedhimisht aq më tepër shitje realizon.

Në vend të parë qendron gjigandi teknologjik, Apple. Themeluar në prill 1976, i specializuar në industrinë e harduerit, softuerit dhe elektronikeve, Apple ka një vlerë marke prej 185 miliardë $. Vendi i dytë ndiqet nga rivali (në disa aspekte), Google. Edhe pse jo shumë e vjetër, kompania e specializuar në fushën e internetit, softuerëve dhe pajisjeve të telekomunikacionit, ka një vlerë marke prej 113.7 miliardë $. Top 3 mbyllet me IBM, kompania 102 vjeçare që operon në fushën e harduerit, softuerit dhe shërbimeve IT, e cila ka një vlerë marke prej 112.5 miliardë $.

Lista vazhdon me McDonald’s dhe Coca-Cola, ndërsa në vend të gjashtë renditet gjigandi softuerik Microsoft. Themeluar në prill 1975 nga Bill Gates dhe Paul Allen, kompania ka një vlerë marke prej 69.8 miliardë $. Malboro renditet e shtata dhe Visa e teta, ndërsa vendi i nëntë rezervohet nga një tjetër kompani teknologjike. China Mobile, me një vlerë marke prej 55.4 miliardë $, operon në tregun e telekomunikacionit. General Electric renditet në vend të dhjetë ndërsa operatori telefonik tepër popullor në SHBA, Verizon, renditet në vend të njëmbëdhjetë me një vlerë marke prej 53 miliardë $.

Wells Fargo mban pozicionin e 12-të, ndërsa lista vazhdon me Amazon-in, konpaninë e themeluar në vitin 1992, e specializuar në shitjet online, e cila ka një vlerë marke prej 45.7 miliardë $. UPS dhe ICBC mbyllin renditjen e Top 15 markave më të vlefshme në botë. (CIO Albanian)

top-expensive-brands-in-world_523c153220f2c_w594

Lajmet e fundit>