Karriere

Top 10 miliarderët teknologjik

Mar 9 2012
0 Shpërndarje
Top 10 miliarderët teknologjik

Si çdo vit revista ekonomike Forbes publikon listën e njerëzve më të pasur të planetit tonë. Moguli meksikan i telekomunikimit, Carlos Slim Helu dhe familja e tij vazhdojnë të jenë më të pasurit me 69 miliardë dollarë.

Edhe pse biznesi i tij mund të na duket mjaft teknologjik, Forbes në mënyrë të veçantë rendit edhe miliarderët e kompanive teknologjike, të cilët nuk duket të jenë shumë mbrapa Slim. Në përgjithësi, sipas Forbes në botë janë 1226 miliarderë me pasuri totale prej 4.6 trilionë dollarë.

 

Më poshtë do të gjeni listën e dhjetë miliarderëve më të pasur teknologjik në botë, pozitën dhe pasurinë e tyre.

1. Bill Gates  –  bashkëthemelues dhe udhëheqës i Microsoft, 61 miliardë dollarë

2. Larry Ellison – bashkëthemelues dhe CEO i Oracle, 36 miliardë dollarë

3. Sergey Brin – bashkëthemelues i Google, 18.7 miliardë dollarë

4. Larry Page – bashkëthemelues dhe CEO i Google, 18.7 miliardë dollarë

5. Jeff Bezos – themelues, president dhe CEO i Amazon, 18.4 miliardë dollarë

6. Mark Zuckerberg – themelues dhe CEO i Facebook, 17.5 miliardë dollarë

7. Michael Dell – themelues, udhëheqës dhe CEO i Dell Inc., 15.9 miliardë dollarë

8. Azim Premji – udhëheqës i Wipro LTD., 15.9 miliardë dollarë

9. Steve Ballmer – CEO i Microsoft Net, 15.7 miliardë dollarë

10. Paul Allen – bashkëthemelues i Microsoft, 14.2 miliardë dollarë

 

Lajmet e fundit>