Slider

Titaniku II do të "krijohet" në 2016, pa internet dhe pa TV

Mar 3 2013
0 Shpërndarje
Titaniku II do të "krijohet" në 2016, pa internet dhe pa TV

TitanicClive Palmer, një miliarder australian që e ka bërë pasurimin e tij nga minierat, ka shprehur dëshirën për të shijuar paratë që ka mbledhur gjatë gjithë jetës para se të vdesë. Projekti i tij i parë? Krijimi i një anije e cila do të jetë një kopje e Titanikut.

Lajmërimi u bë në muzeun Interpid Sea, Aird and Space Museum në Nju Jork. Ajo do të quhet Titaniku II dhe do të krijohet në portin CSC Jinling Shipyard në Kinë 3 vitet e ardhshme. Projekti do të jetë një kopje e origjinalit, edhe pse në të vërtetë do të jetë 3 inç më i lartë se ai i vitit 1912.

Të gjithë ata që pëlqejnë lukset e anijeve moderne do të ngelen të zhgënjyer pasi për të krijuar atmosferën e anijes origjinale, Titaniku II nuk do të ketë as internet dhe as televizor. Me sa duket “argëtimi” do të jetë i njëjtë me atë të fillim viteve 1900. Pavarësisht kësaj Palmer thotë se ka pasur mbi 40 mijë njerëz që duan të rregjistrohen për biletat. Problemi qëndron se pasi do jetë shuar kurioziteti, nuk do të ketë më interesim për anijen.

Disa të tjerë thonë është paksa e çuditshme të kopjosh një anije në të cilën vdiqën 1500 persona. Ekziston gjithashtu problem me koston e biletës. Palmer tha se një kabinë mund të kushtojë nga 750 mijë deri 1 milionë dollarë.

Duke parë vetëm anën pozitive, anija edhe po falimentoi mund të ruhet në gjendje perfekte në muze si rikrijim i asaj origjinales. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>