Aplikacione

Time Warp ju mban të përqendruar, ju ndihmon që t’iu shmangeni uebfaqeve hutuese

Jul 15 2013
0 Shpërndarje
Time Warp ju mban të përqendruar, ju ndihmon që t’iu shmangeni uebfaqeve hutuese

time WarpNëse keni probleme në kryerjen e gjërave pa e gjetur veten në Facebook, Twitter, ose blogun tuaj të parapëlqyer për produktivitet, Time Warp për Chrome mund të ju ndihmojë.

Ai i tregon Chrome që të ju paraqes një porosi kur provoni që të zvarriteni, ju ridërgon diku tjetër, ose e mat kohën kështu që ju mund të shihni se sa kohë jeni duke humbur.

Sapo të instalohet, Time Warp iu mundëson që të krijoni tri lloje të ndryshme të “vrimave të krimit”, ose veprime që do të ju mundësojnë që të merrni dëshirën e duhur për të ndaluar zvarritjen dhe të ktheheni në punë.

E para, ju mund t’i tregoni veglës që të ju dërgojë tek një uebfaqe e caktuar kur ju provoni të vizitoni një uebfaqe, si për shembull faqja kryesore e makinës kërkuese Google kur ju shkoni në Facebook. Së dyti, ju mund të bëni që Time Warp të paraqes një citim ose porosi nga ju kur ju provoni që të vizitoni një faqe që ju humb kohë.

Së fundi, ju mund t’i thoni Time Warp që të fillojë një kohëmatës, kështu që ju mund të shihni me saktësi se sa kohë keni shpenzuar (ose humbur) në një faqe të caktuar. Time Warp mund ta gjeni këtu. (CIO Albanian)

Tags >

uebfaqe
Lajmet e fundit>