Siguri

Tim Cook takohet me zëvendës presidentin kinez për të biseduar për sigurinë e të dhënave

Oct 23 2014
0 Shpërndarje
Tim Cook takohet me zëvendës presidentin kinez për të biseduar për sigurinë e të dhënave

tim-cook-symbol.0_standard_800.0Shefi ekzekutiv i kompanisë Apple, Tim Cook u takua me zëvendës kryeministrin kinez Ma Kai gjatë ditës së mërkurë, teksa qarkullonin raporte që autoritetet kineze mund të ri-dërgojnë trafikun nga iCloud tek një faqe të imituar. Sipas një raporti nga agjencia e lajmeve Xihnua, palët “shkëmbyen qëndrimet për mbrojtjen e informacioneve të përdoruesve” dhe “forcimit të bashkëpunimit në fushat e informacionit dhe komunikimit”.

Nuk është e qartë nëse dyshja kanë diskutuar në lidhje me atë që Apple së fundi konfirmoi që ishin “sulme të përhershme të rrjeteve të organizuara” të dizajnuara për të grumbulluar informacionet e përdoruesve duke i dërguar vizitorët tek një faqe që dukej si faqja e Apple. Kompania nuk ia ka atribuuar këto sulme qeverisë kineze, por hulumtuesit e jashtëm kanë sugjeruar që ato janë duke u kryer përmes Bllokadës së Madhe të shtetit, së bashku me sulmet e ngjashme në faqen për kyçje Live të kompanisë Microsoft.

Që kur zuri pozitën e Steve Jobs, Cook ka thelluar marrëdhëniet mes Kinës dhe kompanisë Apple, duke e bërë vizitën e tij të parë zyrtare si CEO në mesin e vitit 2012. Vitin e kaluar, ai bëri një marrëveshje me China Mobile, që është rrjeti më i madh celular në botë, për të shitur pajisjet iPhone. Modeli më i fundit ishte aprovuar për shitje në vend në fund të shtatorit dhe ishte lëshuar zyrtarisht javën e kaluar. Ndonëse Apple i ka këshilluar përdoruesit se si t’iu shmangen mashtrimeve në iCloud, kjo kompani ishte kritikuar vitin e kaluar për tërheqjen vullnetare të aplikacioneve që përdoreshin për t’iu shmangur Bllokadës së Madhe kineze.

Wall Street Journal shkruan që Cook nuk është i vetmi ekzekutiv i teknologjisë nga SHBA-ja që shkoi në këtë vend. Gjatë të martës, CEO i Facebook-ut, Mark Zuckerberg vizitoi Universitetin Tsinghua të Pekinit pasi ishte shpallur si anëtar i bordit këshillimor i Shkollës së Ekonomisë dhe Menaxhimit, që është pjesë e këtij universiteti. Ai i bashkohet Cook-ut, Ma-s dhe një numri të ekzekutivëve të tjerë të kompanive madhore të cilët tashmë janë pjesë e këtij bordi. (CIO Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>