Technology

Tim Cook preferon realitetin e shtuar në vend të realitetit virtual

Oct 13 2017
0 Shpërndarje
“Jam i entuziazmuar për realitetin e shtuar sepse mund ta shoh të aplikohet kudo,” tha Ai. Tim Cook preferon realitetin e shtuar në vend të realitetit virtual

Shefi ekzekutiv i Apple la të kuptoj se nuk është i dhënë shumë pas realitetit virtual.

Përkundrazi ai tha se kjo teknologji ka tendencën ti izolojë njerëzit ndërsa shprehu preferencë për realitetin e shtuar.

Realiteti i shtuar – Augumented Reality – është një platformë e cila shkrin grafikat dhe realitetin që na rrethon në vend që të zërë plotësisht pamjen e një personi vetëm me grafika dhe imazhe kompjuterike siç bën realiteti i shtuar.

Cook shprehu opinionin e tij në një aktivitet të mbajtur nga Universiteti i Oxfordit në përgjigje të një pyetje të një studenti lidhur me teknologjisë transformuese të së ardhmes.

“Jam i entuziazmuar për realitetin e shtuar sepse mund ta shoh të aplikohet kudo,” tha Ai.

“Mund ta shoh të aplikohet për sektorin e edukimit, për konsumatorët, për argëtim madje edhe në sport. Mund ta shoh tek çdo biznes dhe çdo gjë që na rrethon.”

“Besoj se realiteti i shtuar përmirëson lidhjen e njeriut me realitetin. Skam qenë asnjëherë fans i realitetit virtual sepse ai bën të kundërtën.” /CIO Albanian

Lajmet e fundit>