Business & Management

Tim Cook: Kina do të shndërrohet në tregun më të madh të Apple

Jan 12 2013
0 Shpërndarje
Tim Cook: Kina do të shndërrohet në tregun më të madh të Apple

tim cookShefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook, pret që Kina të shndërrohet në tregun më të madh të kompanisë, duke kaluar edhe atë të SHBA-së. Kompania po planifikon të zgjerojë numrin e dyqaneve zyrtare në Kinë (nga 11 që janë aktualisht). Ky lajm është konfirmuar nga vetë drejtori ekzekutiv Cook gjatë vizitës së ditëve të fundit në Kinë.

Kjo është vizita e tij e dytë si CEO i Apple. Ai ka folur gjithashtu edhe me kompaninë telefonike më të madhe në Kinë, China Mobile, e cila nuk shet ende iPhone. Aktualisht, Kina është tregu i dytë për nga madhësia për Apple. Megjithatë, Cook nuk u shpreh se kur pritet që shteti gjigant aziatik t’ia kalojë SHBA-së.

Deri tani Apple ka 11 dyqane zyrtare në Kinë, 6 nga të cilat u hapën vetëm vitin e kaluar, dhe po punon ndërkohë për të shtuar edhe 14 te tjera.

Produktet e Apple kanë qenë herë pas here në qendër të popullaritetit, duke gjeneruar radhë të gjata para dyqaneve zyrtare. iPad vazhdon të dominojë tregun e tabletëve në Kinë, ndërkohë që në aspektin e smartfonëve, Apple nuk e ka pasur të lehtë të mbajë një përqindje tregu kryesuese.

Vitin e kaluar Apple doli jashtë Top 5 shitësve më të mëdhenj të smartfonëve në Kinë, vende që u mbajtën nga Samsung dhe kompani të tjera kineze. Për këtë arsye, bashkëpunimi me China Mobile, e cila ka mbi 700 milionë klientë, do të ishte një hap i jashtëzakonshëm në suksesin e mëtejshëm të iPhone.

IDC nga ana tjetër, parashikon se China Mobile nuk do ta ofrojë iPhone-n deri në vitin 2014, pasi pritet që kompania të lançojë rrjetin 4G LTE.

Duke qenë se Kina është një treg thelbësor për Apple, Cook u shpreh se do të dëshironte që vendi të ishte ndër të parët që merrnin produktet më të reja të kompanisë. Zakonisht, lançimet e reja arrijnë në Kinë disa javë ose muaj pas hedhjes në treg në SHBA. (CIO Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>