Karriere

Tim Cook fitoi 102 milion dollarë në 2017-ën

Dec 28 2017
0 Shpërndarje
Të dhënat u publikuan nga Apple nëpërmjet një dokumentacioni dërguar pranë autoriteteve Amerikane përpara se të mbante mbledhjen vjetore të aksionerëve. Tim Cook fitoi 102 milion dollarë në 2017-ën

Në 2017-ën CEO i Apple Tim Cook mori një pagë prej 3.06 milion dollarësh plus 9.33 milion dollarë bonuse dhe 89.2 milion dollarë stok me një vlerë prej 102 milion dollarësh sipas Bloomberg.

Të dhënat u publikuan nga Apple nëpërmjet një dokumentacioni dërguar pranë autoriteteve Amerikane përpara se të mbante mbledhjen vjetore të aksionerëve.

Edhe ekzekutivë të tjetër brenda kompanisë si Luca Masestr, Angela Ahrendts, Johny Srouji, Dan Riccio dhe Bruce Sewell, të gjithë përfituan mbi 3 milion dollarë bonuse dhe së bashku me stoqet e kompeniomi shkon në 24.2 milion dollarë secili.

Pas Cook, Angela Ahrendts ishte ekzekutivja më e paguar me një pagë prej 24.216 milion dollarë.

Përgjatë 2017-ës janë shpenzuar 93.109 dollar për fluturimet e Cook dhe 224.216 dollar për sigurinë e tij. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>