Mobile

Tim Cook: Apple mund të sillte një iPhone më të madh vite më parë

Sep 13 2014
0 Shpërndarje
Tim Cook: Apple mund të sillte një iPhone më të madh vite më parë

Apple-16.0.0_cinema_640Shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook, ka deklaruar që kompania ka patur mundësi që të prodhojë një iPhone më të madh shumë kohë më parë, por nuk e bëri këtë përzgjedhje, duke vendosur që të pres dhe të shikojë se çfarë gjëje e konsideron si produkt më të mirë për konsumatorin. “Ne mund ta kishim prodhuar një iPhone më të madh vite më parë,” tregoi Cook për Charlie Rose në një intervistë në PBS.

“Nuk ka pasur asnjëherë të bëjë thjesht me prodhimin e një telefoni më të madh …por ka qenë strategjia për prodhimin e një telefoni më të mirë. Dhe kështu ne shesim gjëra kur ato janë gati dhe këtu nuk i përfshijmë vetëm teknologjinë e paraqitjes dhe teknologjinë e baterisë, por çdo gjë tjetër dhe softuerin.”

Cook thotë që e njëjta gjë vlente për pajisjet si iPod, iPhone dhe iPad dhe se si kompania tani e sheh produktin e vet të ardhshëm – AppleWatch. Cook tha që produkti është duke ardhur më vonë se sa orët e mençura të kompanive të tjera, por përfaqëson përpjekjen e parë të kompanisë Apple në kombinim të 400-500 komponentëve në një çip të vetëm. “Është një kompjuter në një çip brenda tij. E dini, është i pari që kemi bërë ndonjëherë,” tha ai.

Dokumentet e brendshme të Apple që ishin zbuluar si pjesë e betejës gjyqësore mes Apple dhe Samsung më herët gjatë këtij viti, tregojnë një gjë tjetër. “Konsumatorët duan çfarë ne nuk kemi,” thuhet në pjesën e sipërme të një prezantimi nga takimi për planifikime i kompanisë që daton nga prilli 2013, që i referohej rritjes jo vetëm nga smartfonët që kushtojnë më pak se 300 dollarë, por po ashtu edhe me ekrane prej 4 inç e më tepër.

Kërkesa më e madhe e konsumatorëve ishte “duke ardhur nga pajisjet më të lira dhe smartfonëve me ekran më të madh,” thuhej në një tjetër pjesë të prezantimit. Në fakt, vetëm para pak ditësh, Apple u përgjigj me iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus, të cilët janë 4.7 inç dhe 5.5 inç. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>