Harduer

Thunderbolt Drive premton shpejtësi transmetimi 750mb/sek

Oct 11 2012
0 Shpërndarje
Thunderbolt Drive premton shpejtësi transmetimi 750mb/sek

Promise Technology lajmëroi disponueshmërinë e asaj çfarë ajo e quajti pajisja portative me shpejtësi transmetimi më të madhe të quajtur Pegasus J2.

Me sa duket J2 është e disponueshme vetëm në Apple Store për 799$ dhe 1499$ për versionet 256GB dhe 512GB.

Techreports thotë se Newegg duhet ta ketë atë me çmim rreth 600$. Pegasus J2 është vërtet shumë i shpejtë duke dhënë rezultate prej 750MB/sek.

Gjithashtu ka përmasa vërtet të mira që llogariten në 2.91 x 4.33 x 0.81 inç dhe peshon vetëm 4 oz.

Çmimi i lartë i pajisjes mund të largojë shumë konsumatorë

Gjithsesi çmimi aq i kripur do i mbajë shumicën e konsumatorëve larg. Është me vlerë të përmendet se pajisja është e përputhshme vetëm me Mac OS X, kështu që përdoruesit e PC duhet të kërkojnë diku tjetër, të paktën për tani.

Ajo çfarë e bën pajisjen aq të shpejtë është përbërja prej dy mSATA SSD së bashku në RAID-0. Çfarë e bën Pegasus kaq të shtrenjtë? Nuk dihet. Çmimet e SSD kanë qenë në ulje ku modelet 128GB kushtojnë vetëm 70$.

Edhe pse çmimi është aq i lartë, është drajveri i jashtëm më i shpejtë që ekziston, kështu që kjo me sa duket është justifikimi i vetëm i kompanisë. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>