Technology

Thuajini lamtumirë dyqaneve të CD-ve

Jul 25 2012
0 Shpërndarje
Thuajini lamtumirë dyqaneve të CD-ve

Muzika tashmë është e lirë në internet. Brenda pak sekondash, secili prej nesh mund t’u qaset miliona këngëve në YouTube apo të dëgjojë transmetimet online të shërbimeve si Spotify.

Me aplikacionet e smartfonëve, dëgjimi i muzikës pa pagesë, është edhe më i madh. Mos tregon kjo se njerëzit nuk po paguajnë më për muzikën? Shifrat thonë se po.

Në vitin 2016, sipas parashikimeve të Wall Street Journal, pritet që shitjet e dyqaneve të CD-ve të bien me 77.4%. Në 2011, shitjet e muzikës digjitale u rritën me 8% në të gjithë botën, duke shtuar 5.2 miliardë dollarë në llogaritë e shkarkimeve të ligjshme.

Edhe pse numri i njerëzve që dëgjojnë muzikë mund të ketë pësuar rritje, shitjet e albumeve fizikisht do të vazhdojnë të pësojnë rënie.

Kërkimi i realizuar nga Total Bankruptcy ka nxjerrë në dukje disa fakte:

–          Shitjet e dyqaneve të CD-ve kanë rënë me 76% midis 2000 – 2010.

–          Shitjet e albumeve me CD kanë rënë me 50% në midis 2000 – 2010.

–          Në 2006, Tower Records mbylli të 89 dyqanet e saj në ShBA.

–          Në 2009, u mbyll dyqani i fundit i Virgin.

–          Në janar 2012, shitjet e muzikës digjitale përbënin 50.3% të shitjeve totale muzikore.

–          Në 2011, shitjet e muzikës përmes CD-ve ranë me 5% ndërsa ato digjitale u rritën me 8.4%.

Ndërsa më parë, dëgjimi i muzikës digjitale kufizohej vetëm nga kompjuteri, sot përmes pajisjeve dhe celularëve, mund të dëgjosh muzikë kudo që ndodhesh. Përmes tyre, muzika u bë portabël, e përballueshme ekonomikisht (iTunes u themelua në 2001 dhe përdoruesit e iPod-it mund të blejnë një këngë për vetëm 0.99 dollarë) dhe e arritshme nga të gjithë brenda pak sekondash. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>