Siguri

Themeluesi i WikiLeaks e quan Google si një “NSA e privatizuar”

Sep 25 2014
0 Shpërndarje
Themeluesi i WikiLeaks e quan Google si një “NSA e privatizuar”

SAMSUNG CSCTakimi i parë dhe deri tan i vetmi mes shefit ekzekutiv të Google, Eric Schmidt dhe themeluesit të Wikileaks-it, Julian Assange, doli të jetë një dështim kur ndodhi gjatë vitit 2011. Dhe duke e ditur se çfarë kishte për të thënë Assange në lidhje me Schmidt gjatë të mërkurës gjatë promovimit të librit të tij, “Ku Google takoi WikiLeaks-in,” nuk u duk aq qartë që do të mund të zhvillohet edhe një takim tjetër.

Duke marrë pjesë në ngjarje nëpërmjet video konferencës nga ambasada ekuadoriane në Londër, ku është duke u strehuar, Assange e quajti Google-in një “NSA të privatizuar”. Referenca është që Agjencia Kombëtare e Sigurisë e SHBA-së, praktikat përgjuese të së cilës shkaktuan një zhurmë të madhe gjatë vitit të kaluar kur informacionet e fshehta rreth tyre u zbuluan nga ish kontraktuesi i NSA-së, Edward Snowden.

Assange madje shkoi aq larg sa tha që gjiganti i kërkimit ka lidhje me departamentet e tjera brenda qeverisë amerikane dhe ushtrisë amerikane. “Njerëzit që përdorin Google-in janë produkti,” tha Assange, duke e lidhur grumbullimin e të dhënave për qëllime marketingu nga makina e kërkimit me diçka të cilën disa e quajnë si strategji të NSA-së për grumbullimin sa më të madh të informacioneve që është e mundshme. Duke iu referuar Android-it, sistemit operativ mobil të Google-it, Assange tha që është “në vazhdimësi duke dërguar lokacionin tuaj… duke transmetuar kontaktet, e-mailat dhe çdo gjë që kërkoni. Çdo gjë grumbullohet.”

Megjithëse ai nuk i pëlqen praktikat e biznesit të Google, Assange tha që ai dhe Schmidt ishin në fakt “shumë të ngjashëm” me njëri-tjetrin. Schmidt, tha ai, ishte i shpejt në kuptimin e gjërave të vështira, se si funksionon rrjeti i anonimizuar nga Tor. Puna e Schmidt-it tha ai që është “e vështirë” sepse ai duhet të jetë “sekretari i shtetit” për Google. Assange tha që ishte “i pikëlluar” që Schmidt duhej t’i bënte fyerjet në intervistën e tij me ABC News gjatë ditës së martë.

Duke qenë në dijeni për mbërritjen e librit të Assange, Schmidt i mohoi dyshimet në atë intervistë. “Julian është shumë paranoid rreth gjërave. Google asnjëherë nuk bashkëpunoi me NSA-në dhe në fakt, ne kemi luftuar shumë fuqishëm kundër asaj që ata bënë,” tha Schmidt. “Ne kemi marrë të gjitha të dhënat e juaja, të gjitha shkëmbimet e juaja dhe ne i shifrojmë plotësisht ato në mënyrë që askush të mos mund t’i marrë, në veçanti qeveria.”

Assange tha që përplasja e ideologjive ishte “jo një çështje e personaliteteve. Të paktën, jo deri në mbrëmjen e kaluar,” tha ai duke iu referuar ditës së martë. 42 vjeçari Assange së fundi bëri dy vjet që kur u strehua në ambasadën e Ekuadorit në Londër. Pas një urdhri ekstradimi të gjykatës britanike për ta dërguar atë në Suedi për t’iu përgjigjur dyshimeve që ai kishte sulmuar seksualisht dy femra atje, Assange kërkoi azil politik në ambasadën e Ekuadorit në Londër, më 19 qershor 2012.

Assange frikësohet që akuzat suedeze janë më tepër se një hile për ta çuar atë në Shtetet e Bashkuara. SHBA-ja ka bërë një hetim kriminal katërvjeçar të WikiLeaks-it, për të cilin Assange thotë që është Hetimi më i Madh i Departamentit të Drejtësisë i një publikuesi që nga kalimi i Aktit për Spiunim në vitin 1917.

E themeluar në vitin 2006, uebfaqja WikiLeaks mban dokumente sekrete të qeverive nga e mbarë bota, si Skedarë të Inteligjencës Globale, që kanë hedhur dritë në rolin e bizneseve në mbikëqyrjet e qeverive. Por WikiLeaks mbase më së tepërmi njihet për mbajtjen e dokumenteve të fshehta të luftës në Irak dhe Afganistan që ofroheshin nga Chelsea Manning që ishte pjesë e Klasës së Parë Private të Ushtrisë Amerikane, që më pas u njoh si Bradley Manning. E dënuar për shkelje të Aktit të Spiunimit, Manning është duke vuajtur një dënim prej 35 vitesh heqje lirie për rolin e saj në zbulimin e dokumenteve.

Avokatët e Assange-it thanë që zyrtarët suedezë mund ta intervistojnë atë përgjatë telefonit ose video-konferencave, një praktikë e zakonshme kjo në raste të tilla, por zyrtarët suedezë kanë refuzuar një akomodim të tillë. Skuadra ligjore e Assange-it tha që taksapaguesit britanikë kanë dërguar më tepër se 11 milionë dollarë për ta siguruar mbikëqyrjen e tij për 24 orë duke e ruajtur atë nga largimi i vendit. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>