Aplikacione

Themeluesi i WhatsApp kërkon falje për ndërprerjen më të gjatë dhe më të madhe ndër vite

Feb 24 2014
0 Shpërndarje
Themeluesi i WhatsApp kërkon falje për ndërprerjen më të gjatë dhe më të madhe ndër vite

theverge1_1020_large_verge_medium_landscapeGjatë ditës së shtunë, vetëm disa ditë pasi ishte blerë me vlerë prej 16 miliardë dollarë nga Facebook-u, shërbimi për dërgimin e mesazheve Whatsapp përjetoi një ndërprerje të funksionimit prej katër orëve. Gjatë ditës së diel, themeluesi dhe CEO, Jan Koum, kërkoi falje për ndërprerjen, duke ofruar hollësi teknike dhe gjëra të reja për ndërprerjen.

“Ka qenë ndërprerja jonë më e gjatë dhe më e madhja ndër vite dhe ka prekur të gjithë përdoruesit tanë,” tha Koum, në një e-mail për The Verge. Sipas Koum, fajtor ishte një ruter i rrjetit, i cili shkaktoi një dështim zinxhiror, që përfundoi në ndikim të serverëve të Whatsapp.

Koum nuk tregoi për burimin e problemit për ruterin, por shpjegimi sugjeron që ndërprerja mund të mos ketë qenë e lidhur me valën e re publicitare nga blerja e Facebook-ut dhe duke e ditur ngarkesën shoqëruese në infrastrukturën e Whatsapp-it.

Por, derisa koha e ndërprerjes ishte e dukshme, Koum tregoi po ashtu që shërbimi është duke marrë masa të reja me ofruesin e vet të shërbimeve për t’u mbrojtur kundër ndërprerjeve që mund të ndodhin në të ardhmen, “duke siguruar që nuk do të ndodhë sërish”. (CIO Albanian)

Tags >

WhatsApp
Lajmet e fundit>