Karriere

Themeluesi i Tinder bëhet pjesë e ekipit që do lançojë aplikacionin e ri social Bumble

Nov 25 2014
0 Shpërndarje
Themeluesi i Tinder bëhet pjesë e ekipit që do lançojë aplikacionin e ri social Bumble

screenshot-2014-11-23-17-00-22Whitney Wolfe, një punonjës i hershëm në kompaninë Tinder, ju është bashkuar dy ish-punonjësve të tjerë të Tinder Chris Gulczynski dhe Sarah Mick në lançimin e një rivali të drejtpërdrejtë me Tinder që do të quhet Bumble.

Sipas aplikacionit të faqen e Facebook, Bumble është një aplikacion social eksplorimesh që ka krijuar një komunitet të sigurt e të respektueshëm ku përdoruesit kurrë nuk marrin mesazhe të padëshiruara.

Ditën e djeshme, Bumbleapp hapi një profil zyrtar në Instagram ku publikoi një video preview të aplikacionit, që dukej të ishte shumë i ngjashëm me Tinder.

Imazhet paraqisnin një përdorues që luante dhe ndërkohë bisedonte në chat. Gjithashtu aty janë shfaqur pamje të aplikacionit, i cili do të përdorë një informacion më të detajuar se sa Tinder duke përfshirë profesionin e përdoruesit, postin, kompaninë, kolegjin, universitetin etj. Ka mundësi që ky aplikacion të lançohet në 1 dhjetor. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>