Mobile

"Text messaging” mbetet aplikacioni më i popullarizuar

Aug 18 2011
0 Shpërndarje
"Text messaging” mbetet aplikacioni më i popullarizuar

Ju mund ta mbani aplikacionin tuaj Angry Birds për të luajtur, por “text messaging” është ende aplikacioni më i njohur për smartphone në Shtetet e Bashkuara.

Sipas një studimi të fundit të bërë nga Pew Internet dhe American Life Project, 92% e përdoruesve të smartphone-ëve dërgojnë ose marrin porosi tekstuale në pajisjet e tyre, duke e bërë kështu SMS si aplikacionin më të popullarizuar për smartphone së bashku me fotografimin, i cili përdoret nga 92% e përdoruesve të pajisjeve smartphone. Aplikacionet e tjera për smartphone të listuara në studim përfshin qasjen në ueb (84%), dërgimin e fotografive ose videove (80%) dhe dërgimi ose marrja e emailave (76%).

Pew gjeti që pjesa më e madhe e përdoruesve të pajisjeve smartphone përdorin një llojllojshmëri të aplikacioneve në pajisjet e tyre, ku 64% e tyre luajnë lojëra në pajisjet e tyre smartphonem, 59% qasen në rrjete shoqërore dhe 54% u raportuan që shikojnë video. Sidoqoftë, vetëm 15% e përdoruesve të pajisjeve smartphone u raportuan që hyjnë në Twitter me pajisjen e tyre, i cili është një nga rrjetet më të njohur në internet./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>