Technology

Tesla tërheq 53,000 makina nga tregu, me probleme në sistemin e frenimit

Apr 21 2017
0 Shpërndarje
Gjithashtu Tesla tha se nuk ka patur informacion për ndonjë incident të mundshëm si rezultat i këtij problemi. Tesla tërheq 53,000 makina nga tregu, me probleme në sistemin e frenimit Photo Source: Getty Images

Tesla lajmëroi një tërheqje globale të disa makinave të modelit S dhe X të cilat kanë një problem me frenat e parkimit.

Prodhuesi i makinave elektrike tha se 2% e modeleve të prodhuara gjatë periudhës Shkurt-Tetor 2016, duhet të rikthehen tek kompania.

Gjithashtu Tesla tha se nuk ka patur informacion për ndonjë incident të mundshëm si rezultat i këtij problemi.

Në një dalje për shtyp, Tesla shprehej: “Disa modele S dhe modele X kanë frena parkimi me disqe më të vogla sesa duhet të cilat janë prodhuar nga një palë e tretë.”

Nëse disku i frenave do të thyhej, makina do të vijonte të qëndronte në vend por frenat nuk mund të ç’aktivizoheshin përsëri. Tesla vijoi duke thënë se përdoruesit mund të shfrytëzojnë makinat normalisht dhe se nuk ka patur raportime të dështimit të frenave.

Në 2015-ën kompania tërhoqi 3,000 modele S nga tregu të cilat kishin probleme me rripin e sigurisë. Në 2016-ën Tesla prodhoi një total prej 83,922 makinash./CIO Albanian

Tags >

Tesla
Lajmet e fundit>