Business & Management

Tesla kalon General Motors dhe Ford për nga vlera e tregut

Apr 11 2017
0 Shpërndarje
Investitorët kanë një besim të palëkundur tek Tesla edhe pse humbi 773 milion dollar gjatë 2016-ës. Tesla kalon General Motors dhe Ford për nga vlera e tregut

Vlera e tregut të Tesla tashmë tejkalon edhe atë të General Motors duke u bërë prodhuesi më i madh Amerikan i automobilave.

Investitorët kanë një besim të palëkundur tek Tesla edhe pse humbi 773 milion dollar gjatë 2016-ës. Megjithatë vlen të theksohet se Tesla shet vetëm një fraksion të mjeteve që shesin rivalët vendas General Motors dhe Ford.

Në 2016-ën, General Motors shiti 10 milion makina ndërsa Tesla vetëm 76,000. Tesla numëron vetëm dy tre mujorë fitim prurës që nga themelimit ndërsa General Motors bëri plot 9 miliard dollar vitin e kaluar.

Më 3 Prill Tesla la pas Ford ku disa analistët thanë se kompania po mbivlerësohet. Ata thonë edhe pse Tesla do ti rritet vlera dita ditës, janë të pakta gjasat të cilat mund ta shohin kompaninë në krye të industrisë në të ardhmen. /CIO Albanian

Tags >

Tesla
Lajmet e fundit>