Business & Management

Tesla blen prodhuesin Gjerman të sistemeve të automatizuara Grohmann Engineering

Nov 9 2016
0 Shpërndarje
Tesla blen prodhuesin Gjerman të sistemeve të automatizuara Grohmann Engineering

Founder and CEO of Tesla Motors Elon Musk speaks during a media tour of the Tesla Gigafactory, which will produce batteries for the electric carmaker, in Sparks, Nevada, U.S. July 26, 2016.  REUTERS/James Glover II

Prodhuesi i shquar i makinave elektrike Tesla Motors do të blejë kompaninë Gjermane Grohmann Engineering e specializuar në zhvillimin e sistemeve të automatizuara.

Kompania Gjermane me seli në Pruem të Gjermanisë ka ndihmuar rivalët e Tesla, Daimler dhe BMW në ndërtimin e baterive për makinat elektrike.

Nga ana tjetër Tesla sysnon të rrisë kapacitet vjetore të prodhimit me 500,000 automjete brenda 2018-tës nga 80,000 që priten këtë vit.

Marrëveshja, detajet financiare të së cilës nuk bëhen të ditura, pritet të sjellë afro 1,000 vende të reja pune në Gjermani në 2 vitet e ardhshme tha Tesla në blogun e saj. Grohmann aktualisht numëron 700 punojës.

Akordi i atribon Teslas 74.9% të aksioneve ndërsa 25.1% i përkasin një firmë private Gjermane. Përgjatë 2015-tës, Grohmann kishte 123 milion Euro të ardhura. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>