IT Organizate

Tesla akuzon një ish punonjës për vjedhjen e sekreteve tregtare

Jun 21 2018
0 Shpërndarje
Në një e-mail dërguar këtë javë shefi ekzekutiv Elon Musk shprehej se një punonjës i Tesla kishte sabotuar operacionet e kompanisë. Tesla akuzon një ish punonjës për vjedhjen e sekreteve tregtare

Tesla paditi një ish punonjës me arsyetimin se ka hakuar sekretet tregtar të prodhuesit të makinave elektrike.

Në padinë e Tesla thuhet se Martin Tripp, i cili më parë kishte punuar në një fabrikë të kompanisë në Nevada, kishte përdorur një softuer për të hakuar sistemin operativ të Tesla dhe transferuar dhjetëra gigabajt të dhëna tek palët e treta.

Thuhet se softueri i Tripp ishte përdorur në të paktën tre sisteme kompjuterike të individëve të ndryshëm në mënyrë që të dhënat të merreshin edhe kur ai largohej nga vendi punës duke i implikuar edhe ata.

Në një e-mail dërguar këtë javë shefi ekzekutiv Elon Musk shprehej se një punonjës i Tesla kishte sabotuar operacionet e kompanisë.

Dëmi i shkaktuar nga veprimet e tij nuk është i qartë ende por ai ka pranuar përgjegjësinë e veprimeve. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>