Harduer

Tërmeti japonez mund të godas prodhimin dhe çmimet e gjysmëpërçuesve

Mar 15 2011
0 Shpërndarje
Tërmeti japonez mund të godas prodhimin dhe çmimet e gjysmëpërçuesve

altTërmeti tmerrues që goditi Japoninë të premten mund të ndikoj në prodhimin e flesh memorieve DRAM dhe NAND duke shkaktuar mungesa dhe rritje të çmimeve. Për shkak se Japonia prodhon 40% të të gjithë NAND çipave memorik dhe 15% të atyre DRAM – tërmeti me shkallë 8.9 që goditi Japoninë mund të ndikojë furnizimet mbarëbotërore të gjysmëpërçuesve sipas kompanive hulumtuese.

Sipas Jim Handu, një analist në kompaninë hulumtuese të gjysmëpërçuesve Objective Analysis, nuk pritet të ketë rënie aq të theksuar në prodhimin e wafer-ve sa që të shkaktoj një ngritje enorme të çmimeve. Edhe nëse ka ndërprerje pune deri në dy javë në fabrikat prodhuese nuk do të ndikojë në tregun e gjysmëpërçuesve. Megjithatë kompania hulumtuese parashikon ndryshime në çmime dhe mungesa të shkurtëra.

Sipas të dhënave të Objective Analysis., tërmetet e shkallëve më të ultë, si ai i 5.9 shkallëve më 2008 dhe dy tërmete 6.0 shkallë dhe 6.8 shkallë më 2007, ngritën brenga të ngjashme rreth industrisë së gjysmëpërçuesve,.

Sidoqoftë jo të gjithë pajtohen me pikëpamjen e Objective Analysis. Kompania hulumtuese iSuppli nuk beson që prodhimi i DRAM dhe NAND do të ndikohet nga tërmeti.

Analisti i iSuppli, Mike Howard, tha që kontaktet e tija në Japoni vunë në pah që prodhimi në fabrikat e në pronësi të Micron, Toshiba dhe Elpida Memory janë tepër larg nga epiqendra e tërmetit. “Ato janë në pjesën jugore dhe perëndimore të Japonisë, mjaft larg epiqendrës. S’do të parashihja ndonjë reduktim në prodhim,” tha ai.

Por, Objective Analysis insiston se kërkesa do të preket, pa marrë parasysh se a janë mbyllur apo hapur fabrikat për prodhimin e tyre, sepse shumë prodhues elektronik janë në Japoni, dhe konsumi i tyre do të ndërprehet derisa të riparohen dëmet nga tërmeti.

Tërmeti i të premtes tashmë ka detyruar Sony-n të ndërpres prodhimin në gjashtë fabrikat e saja në verilindje. Gjithashtu edhe Nikon që ka fabrika afër epiqendrës së termetit ka qenë e ndikuar nga tërmeti sipas raporteve të para.

Për të krahasuar tërmetin me 7.6 shkallë që goditi Tajvanin më 1999 ndërpreu prodhimet në fabrikat në Hsin Chu duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme Taipeit, dhe gjithnjë sipas Objective Analysis, tërmeti i vitit 1989 në Koma Prieta me 6.9 shkallë rihteri ndërpreu prodhimin në Silicon Valley, edhe pse ai tërmet kishte vetëm 1/100tën forcë të tërmetit të së premtes.

“Objective Analysis është duke kontaktuar me sa më shumë kompani që mundet që të kontrolloj statusin e tyre, por tërmeti ishte aq i lartë sa që mund të vonoj disa ditë derisa të kuptohet ndikimi i plotë i tij,” thotë kompania në deklaratën e saj. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>