Technology

Tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja e Parisit për klimën ngjall reagimin e botës së teknologjisë

Jun 2 2017
0 Shpërndarje
Tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja e Parisit për klimën ngjall reagimin e botës së teknologjisë

Presidenti Amerikan Donald Trump tërhoqi Shtetet Bashkuara nga Pakti i Klimës i cili u nënshkruar në Paris në Dhjetor të 2015-ës.

Marrëveshja e Parisit synon të ngadalësonte ndryshime klimaterike duke limituar emëtimet e karbonit në atmosferë.

Ishte industria e teknologjisë e cila më së shumti e mbështeti këtë marrëveshje. Shumica  e kompanive po investojnë resurse të mëdha për të kaluar qëndrat e të dhënave në energji të rinovueshme.

Por vendimi i Trump duket se i ka dhënë një goditje të rëndë aspiratave të kësaj industrie. Disa prej zërave më të mëdhenj reaguan në mbështetje të marrëveshje dhe e cilësuan veprimin e Trump një gabim të madh.

CEO i Google Sundar Pichai

“I zhgënjyer nga vendimi i ditës së sotme. Google do të vijojë të punojë për një të ardhme të pastër dhe më të begatë,” shprehej Pichai në Twitter.

CEO i Apple Tim Cook

Tim Cook u dërgoi një letër të gjithë punonjësve ditën e Enjte ku ndër të tjera shkruhej: “E di se shumë prej jush ndani të njëjtin zhgënjim për vendimin e Shtëpisë së Bardhë për të tërhequr Shtetet e Bashkuara nga Marrëveshja e Parisit mbi klimën. Bisedova me Presidentin Trump ku i kërkova që SHBA-ja ti qëndronte marrëveshjes. Por nuk mjaftoi.”

CEO i Facebook Mark Zuckerberg

“Tërheqja nga marrëveshja e Parisit për klimën është një dëm i madh që i bëhet mjedisit, ekonomisë dhe vendos të ardhmen e fëmijë tanë në rrezik.

Ne do të sigurohemi se çdo qendër e re të dhënash do të ndërtohet mbi energji 100% të rinovueshme.

Ndalimi i ndryshimeve klimaterike është diçka që mund ta bëjmë bashkë vetëm si një komunitet global dhe duhet të veprojmë së bashku përpara se të jetë tepër vonë.”

CEO i Twitter Jack Dorsey

“Kjo është një lëvizje plotësisht e gabuar nga qeveria federale. Ne jetojmë së bashku në këtë planet dhe duhet të punojnë së bashku.”

CEO i Tesla Elon Musk

“Po largohem nga këshillat presidencialë. Ndryshimi klimaterik është një fenomen ekzistent. Largimi nga marrëveshja e Parisit nuk është diçka e mirë për Amerikën e as për botën.”

Lajmet e fundit>