Intervista

Telegrafi.com… ku qëndron suksesi?

Jul 11 2011
0 Shpërndarje
Telegrafi.com… ku qëndron suksesi?

Intervistoi: Çelik Nimani
Sot, kur përdoruesit dëshirojnë të informohen për çfarëdo inovacioni në një industri të caktuar, opsioni i parë që shfrytëzojnë është online, duke anashkaluar pothuajse tërësisht mediet e shkruara apo në raste të caktuara edhe ato televizive.

Portali telegrafi.com është një prej revolucionarizuesve të tregut shqiptar, që ka thyer shumë barriera dhe ka prezantuar inovacione të shumta e të njëpasnjëshme para vizitorëve, madje edhe në faza të hershme të zhvillimit teknologjik të tregut të Kosovës. Telegrafi.com shpesh është identifikuar si medium që i ka paraprirë konkurrencës dhe ka nxitur ndryshime të vazhdueshme tek ta, ndërsa në anën tjetër ende cilësohet edhe sot një prej portaleve më të mira shqiptare online që ofron lajme cilësore të kategorive të ndryshme, qofshin ato politike, sportive apo kulturore. Në kohën kur u paraqit telegrafi.com online, ka pasur shumë pak web faqe informative shqiptare që azhurnoheshin kohë pas kohe dhe më të popullarizuarat praktikisht ishin faqet e agjencive të lajmeve, ku qasja ishte e kufizuar. Pastaj kishte edhe web faqe të specializuara në fusha specifike të jetës së përditshme, por që ishin kryesisht projekte individuale, të cilat dështonin shumë shpejt. Gani Lajçi, një gazetar me përvojë në tregun e Kosovës dhe ndjekës i mediave të huaja, sidomos në ambientin online, mori iniciativën që t’u ofrojë lexuesve shqiptarë në vitin 2006 një medium që sjell informacione të fushave të ndryshme dhe bashkërisht me disa të tjerë, si Luan Ibraj e Jaser Veseli, konsolidoi ekipin dhe nisi këtë projekt, i cili që prej fillimit e deri më sot ruan pavarësinë editoriale dhe konsiderohet medium i besueshëm prej masës së gjerë, madje citohet edhe prej mediumeve rajonale e botërore. Më vonë i bashkohet ekipit edhe Mentor Paçarada, i cili me një njohuri të gjerë teknike arriti ta vendosë në këmbë të veta portalin dhe ta zhvillojë më tutje, duke e bërë unik në shumë aspekte. Bashkërisht ky ekip kompakt shtyu para në treg një medium online me dizajn unik dhe përmbajtje të kualitetit të lartë.
Pas katër vitesh punë dhe zhvillim të vazhdueshëm, suksesi nuk po ndalej, por po kërkonte një njeri të dedikuar dhe të përkushtuar për të shtyrë para zgjerimin e mëtutjeshëm. Ai është Gent Lluka, investitori i fundit i telegrafi.com, i cili në fakt është edhe pronari i ri dhe i vetëm që prej vitit 2010. Z. Lluka shpalosi për revistën CIO disa prej pikave më interesante që e bëjnë Telegrafi.com unik dhe tërthorazi na tregoi edhe disa projekte të ardhshme për të cilat është duke u punuar.

CIO: Pse Telegrafi.com dhe si arritët deri në këtë pikë?
Genti: Unë kam ndjekur vazhdimisht trendet e zhvillimit të industrisë online dhe nisur prej faktit që jam i pasionuar pas teknologjisë informative, jam menduar vazhdimisht për të krijuar diçka unike që do të sillte një frymë të re në tregun tonë dhe që do të ishte praktikisht e pakrahasueshme me cilindo produkt ekzistues në treg. Edhe pse interesimi është shfaqur që para pesë vitesh, kam vendosur të bëj hapa të matur në këtë drejtim, duke bërë paraprakisht një hulumtim të tregut dhe duke ndjekur trendet e mundshme të zhvillimit dhe të interesimit të konsumatorëve. Kam vërejtur që ka rryma të ndryshme të pranishme në treg dhe në njëfarë forme kam pasur një lloj ngurrimi se cili do të ishte hapi i radhës, për shkak se bëhej fjalë për një industri shumë të re për tregun e Kosovës.
Interesimi im u shfaq në radhë të parë për një portal informativ, por që qëndron fuqishëm para emërtimit “portal”, duke nënkuptuar se do të ofronte një sasi të madhe informatash prej kategorish të ndryshme. Telegrafi.com ishte një prej web faqeve që zgjoi një interesim të veçantë tek unë që në fazat e hershme të zhvillimit të tij si portal, por megjithatë ende nuk po e gjeja atë gjënë “unike” që po kërkoja. Pas disa vitesh, Telegrafi.com po ndiqte rrugën që kisha paramenduar në kokën time dhe praktikisht m’u fiksua sërish në kokë ideja e mëhershme për një produkt “unik” dhe u futa edhe unë në rrugën e Telegrafit. Kjo shënoi për herë të parë një investim të këtij lloji në Kosovë sepse deri atëherë nuk e kishte provuar askush, megjithatë ia vlejti dhe shih sot ku jemi…
tregut dhe u kërkua një lloj sinkronizimi i tillë që qytetari i Shqipërisë të mos e dallonte se është portal i Shqipërisë, i Kosovës apo i Maqedonisë. Prioritet para se të debutohej në Shqipëri praktikisht kanë qenë ngjarjet në Shqipëri, kështu që në këtë drejtim na ka ndihmuar shumë kompania interaktive Frakton, që me Mentor Paçaradën në krye kanë implementuar një zgjidhje inovative teknologjike duke zhvilluar portalin asisoj që t’i shfaqë lexuesit përmbajtje në bazë të IP-ve, që nënkupton se detektohej lexuesi në bazë të shtetit ku ndodhej. Kjo na ka ndihmuar në ndjekjen e ambicieve tona për të depërtuar edhe më tej në Shqipëri, që është një treg shumë më i madh se Kosova dhe rezultatet kanë qenë shumë të mira.
Është interesant të theksohet se kjo risi ka nxitur një reagim prej një pjese të lexuesve, të cilët mendonin se telegrafi kishte ndërruar pronar dhe i ishte shitur dikujt në Shqipëri, pastaj ka pasur mendime se ka një telegraf të veçantë për secilin treg dhe se asnjëri nuk është i ndërlidhur me tjetrin, por realisht këto dyshime më pas janë larguar dhe njerëzit e kanë kuptuar inovacionin dhe kanë qenë mjaft të impresionuar me këtë gjë.

CIO: Pra praktikisht këtu janë përputhur rrugët tuaja për të ndjekur frontin e ri?
Genti: Revolucionin duhet ta ndjekim dhe këtë gjë e kam kërkuar, prandaj, siç e thashë, na u bashkuan rrugët në ndjekjen e një ideologjie të përbashkët. Pas ndryshimeve, pra kur kam ardhur, kam gjetur një ekip aq kompakt dhe aq bashkëpunues, saqë në raste të caktuara ata më kanë lënë një përshtypje të tillë se e dashurojnë më shumë telegrafin sesa unë. Kam qenë i befasuar nga kjo dhe kam ndier një respekt të veçantë për ta dhe për aksionarët e mëparshëm të portalit, të cilët vërtet kanë arritur të kompletojnë një staf të mrekullueshëm, bashkëpunuese dhe shumë kreativ.

CIO: Ç’ndodhi më pas?
Genti: Trendi i zhvillimit gradual të telegrafit ishte i pranishëm, por nevojitej një nxitje për të punuar më tej dhe më me ngulm drejt projekteve të reja. Ashtu siç pati edhe më parë zhvillim të rubrikave të veçanta për ngjarje të caktuara, qofshin ato sportive, kulturore apo politike, ato sërish u vunë në qendër të vëmendjes së lexuesit dhe në një nivel më interaktiv dhe më bashkëveprues, gjë që gjithsesi ndikoi në shumë aspekte në vetë portalin. Ne arritëm të rrisim numrin e vizitorëve dhe të rrisim kënaqësinë e tyre me informacionet e ofruara.
Këto trende vazhduan dhe na sollën deri tek një pikë kur morëm vendimin për t’u shtrirë me informacione edhe lexnë Shqipëri. Para se të shfaqej telegrafi.com, atje u bë një hulumtim i tregut dhe u kërkua një lloj sinkronizimi i tillë që qytetari i Shqipërisë të mos e dallonte se është portal i Shqipërisë, i Kosovës apo i Maqedonisë. Prioritet para se të debutohej në Shqipëri praktikisht kanë qenë ngjarjet në Shqipëri, kë
shtu që në këtë drejtim na ka ndihmuar shumë kompania interaktive Frakton, që me Mentor Paçaradën në krye kanë implementuar një zgjidhje inovative teknologjike duke zhvilluar portalin asisoj që t’i shfaqë lexuesit përmbajtje në bazë të IP-ve, që nënkupton se detektohej lexuesi në bazë të shtetit ku ndodhej. Kjo na ka ndihmuar në ndjekjen e ambicieve tona për të depërtuar edhe më tej në Shqipëri, që është një treg shumë më i madh se Kosova dhe rezultatet kanë qenë shumë të mira.
Është interesant të theksohet se kjo risi ka nxitur një reagim prej një pjese të lexuesve, të cilët mendonin se telegrafi kishte ndërruar pronar dhe i ishte shitur dikujt në Shqipëri, pastaj ka pasur mendime se ka një telegraf të veçantë për secilin treg dhe se asnjëri nuk është i ndërlidhur me tjetrin, por realisht këto dyshime më pas janë larguar dhe njerëzit e kanë kuptuar inovacionin dhe kanë qenë mjaft të impresionuar me këtë gjë.

CIO: Dy zyra në dy shtete, sa e vështirë është kjo?
Genti: Telegrafi vepron në dy shtete në të njëjtën kohë dhe kjo është gjë e menaxhueshme, sidomos kur vepron në një formë të tillë që lejon pavarësi editoriale mes dy zyrave dhe lejon që ato të ndjekin ngjarjet lokale aty ku veprojnë, por në të njëjtën kohë të bashkëpunojnë në rastet kur është e nevojshme për ndonjë hulumtim apo temë të veçantë. Në anën tjetër, marketingu është integruar mjaft mirë si me zyrën këtu në Prishtinë ashtu edhe me zyrën në Tiranë dhe realisht po e shihni se bëhet fjalë për një lloj sinkronizimi unik mes punëtorëve, zyrave dhe vetë kompanisë.
Ne gjithashtu shfrytëzojmë edhe video-konferencat online për të menaxhuar stafin në distancë dhe gjithashtu gjejmë mbështetje edhe tek puna që kryhet online, kështu që menaxhimi është paksa më i lehtë sepse gjërat shihen dhe janë më transparente.

CIO: Çfarë ka ndikuar në rritjen e trafikut?
Genti: Telegrafi e ka pasur ritmin dhe revolucionarizuesit e saj me punën e tyre të palodhshme katërvjeçare kanë ndikuar në mirëmbajtjen e trendit të rritjes, të cilin e trashëgova më pas edhe unë. Pastaj depërtimi i teknologjisë dhe shtirrja e mëtutjeshme e internetit patën efektin e vet. Duhen theksuar risitë që telegrafi ofron kohë pas kohe, si edicionet speciale për zgjedhjet, për Kupën e Botës, zgjerimi i rubrikave, ridizajnimi. Vlen të përmendet se për katërvjetor bëmë mjaft ndryshime në dizajn dhe përmbajtje, të cilat u pranuan mjaft mirë nga lexuesit.
Rrjetet sociale kanë gjithashtu merita për rritjen e trafikut sepse ato praktikisht lidhën përdoruesit e telegrafit në rrjetet e ndryshme sociale si Facebook e Twitter. Disqus është hapi i radhës që kemi implementuar së fundi për të automatizuar procesin e komentimit dhe për të integruar edhe më tej lidhjet mes komunitetit. Në mes të tjerash, implementimi i Disqus na lehtësoi punën sepse nuk na duhej t’i
administronim më manualisht komentet e shumta ditore, por procesi u automatizua dhe vetë sistemi menaxhon
komentuesit. Më e mira është se sistemi mundëson edhe komentim në kohë reale dhe mundëson që njëri përdorues të ndjekë një përdorues tjetër, duke parë
praktikisht se ku po komentohet më shumë.

CIO: Çka e bën telegrafin unik?
Genti: Dizajni dhe përmbajtja. Dhe pjesa më e rëndësishme: pavarësia editoriale. Për një portal ka rëndësi shumë të madhe pamja dhe cilësia e përmbajtjes
që transmeton përmes asaj pamjeje. Tek ne për pamjen meritat i ka kompania Frakton, e cila punon paralelisht me ne dhe është e specializuar në këtë drejtim. Në përmbajtje në këto katër vitet e fundit është bërë një punë e mrekullueshme; ne e vazhduam ritmin e zhvillimit dhe tani jemi duke e zgjeruar me rubrika e nënrubrika, me shërbime të ndryshme. Ne krijojmë planet, hulumtojmë produktet dhe i dorëzojmë tek Frakton dhe ata më pas bëjnë dizajnin, zhvillimin dhe implementimin. Në anën tjetër, me një sërë projektesh të tjera për të cilat po punon edhe tani telegrafi, ne po shtyjmë përpara ndryshimet në treg dhe po nxisim inovacionin. Pjesa më e rëndësishme e një mediumi është pavarësia dhe paanshmëria në trevat ku jetojmë kjo na bën unik dhe të besueshëm. Ne me fanatizëm vazhdojmë ta ruajmë pavarësinë editoriale.

CIO: Cilat janë synimet për të ardhmen?
Genti: Ka shumë projekte për të cilat jemi duke punuar për t’i implementuar këtë vit, por njëri prej më të rëndësishmeve është forma e re e marketingut online. Online është duke u bërë revolucion në fushën e informacionit dhe në të njëjtën kohë, duke pasur parasysh kërkesën në rritje për informacion, marketingu
online është bërë pjesë e rëndësishme dhe e suksesshme e biznesit. Marketingu online sot është në evoluim
dhe me ritme të shpejta në krahasim me marketingun tradicional. Në Britani të Madhe marketingu online jo vetëm që ka tejkaluar atë në version të shtypur, por edhe televizionin. Kërkesa për marketing po rritet jashtëzakonisht dhe për të zgjidhur këtë çështje ne kemi vendosur të implementojmë një sistem të ri të menaxhimit të marketingut online, që praktikisht do t’i mundësojë klientit të paguajë jo me periudha kohore, por me pamje (impression). Me sistemin e ri klienti do të ketë më shumë kontroll mbi vizitorin, duke përcaktuar ditën, kohën,
shtetin apo edhe sasinë e pamjeve. Klienti do të menaxhojë buxhetin që fushata të jetë e suksesshme dhe në të njëjtën kohë jo e kushtueshme, pra me një buxhet simbolik bizneset mund të bëjnë marketing në hapësirat kryesore. Statistikat janë në kohë reale dhe klienti në çdo kohë është i informuar për fushatën e vet. Për klientët afatgjatë, parashihet menaxhimi i reklamave edhe prej zyrave të tyre, që nënkupton menaxhim të lehtë dhe mundësi të tilla të ndryshimit të fushatës në çfarëdo momenti, madje brenda pak minutash. Ne tani kemi filluar
kontaktet me klientët tanë dhe me klientët potencialë për prezantimin e kësaj platforme dhe kjo do të jetë sfida e radhës drejt trendeve botërore online.

Lajmet e fundit>