Menaxhim Projektesh

Teknologjia TruDub e bën më të lehtë shikimin e filmave të huaj

Sep 2 2014
0 Shpërndarje
Teknologjia TruDub e bën më të lehtë shikimin e filmave të huaj

_h353_w628_m6_otrue_lfalseProgrami i quajtur VideoDubber, i cili është zhvilluar në Izrael është në gjendje që të dublojë filmat, shfaqjet televizive dhe çdo video tjetër në 30 gjuhë të huaja, duke përfshirë këtu gjuhën arabe, kineze, spanjishte, 4 dialekte të anglishtes (britanike, amerikane, indiane dhe australiane). Kjo bëhet e mundur nëpërmjet një aplikacioni të quajtur TruDub.

Shërbimi përdor zëra të regjistruara më parë e më pas i përshtat ato sipas fjalëve të caktuara që fliten në film. VideoDubber premton se zërat do të tingëllojnë si zëra origjinalë si dhe do të jenë të përshtatura sipas kontekstit të videos. Kompania krijuese deklaron se aplikacioni mund të dublojë një film të plotë në më pak se 5 minuta.

Shërbimi VideoDubber nuk mund të konvertojë çdo video në një gjuhë tjetër, pasi teknologjia TruDub mbështetet në teknologjinë “tekst në të folur”. Kjo do të thotë që idea duhet të ketë titra. Në qoftë se këto video kanë titra, atëherë shërbimi menjëherë krijon dosjet audio për filmin si dhe titra në gjuhën e zgjedhur. Videot me format .AVI dhe .mp4 se bashku me titrat e tyre mund të hidhen në faqen e internetit të VideoDubber, në të cilën ato dublohen në bazë të pagesës. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>