Slider

Teknologjia survejon jeten e partnerve

Sep 12 2012
0 Shpërndarje
Teknologjia survejon jeten e partnerve

Ju ka ndodhur të gërmoni mes mesazheve apo e-maileve të partnerit? Ndoshta keni dëgjuar edhe sekretarinë telefonike? Nuk jeni të vetmit.

Më tepër se 1/3 e amerikanëve që morën pjesë në këtë sondazh të realizuar nga një faqe ueb për takime dashurie, pranuan se e kanë bërë të paktën njëherë këtë veprim.

Femrat që mendonin se nuk ishte ndonjë problem i madh të ‘fusje hundët’ nëpër mesazhe apo e-mailet e partnerit ishin më të mëdha në numër se sa meshkujt me të njëjtin mendim.

Madje 37% e tyre deklaruan se e bëjnë këtë gjë kur shohin që diçka nuk shkon me sjelljen e partnerit të tyre. Vetëm 29% e meshkujve pajtoheshin me këtë mendim.

Edhe mosha ka rëndësinë e saj në rezultate. 36% e personave nga mosha 18 deri 34 vjeç janë më të prirur për të kontrolluar mesazhet apo e-mailet e partnerit, në krahasim me 26% e personave mbi 55 vjeç që mendojnë njësoj.

Ky sondazh u realizua nga OutTime.com në mbi 2000 të rritur. Përveç këtyre, dolën në pah edhe disa rezutate të tjera.

Një specifikë tjetër e këtij sondazhi tregon se personat mbi 50 vjeç mendojnë se nuk ka asnjë problem të dalësh me më shumë se një person në të njëjtën kohë. Ndërsa vetëm 41% e atyre të moshës 18 deri 34 vjeç mendojnë njësoj.

A do ta përdornit edhe ju teknologjinë për të kontrolluar partnerin? Na shkruani në komente… (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>