Slider

Teknologjia për njohjen e fytyrës pritet të shqyrtohet nga administrata e Obamës

Dec 13 2013
0 Shpërndarje
Teknologjia për njohjen e fytyrës pritet të shqyrtohet nga administrata e Obamës

ONdërlikimet në lidhje me privatësinë nga teknologjisë për njohje të fytyrës do të jenë si temë e radhës për Administratën për Telekomunikime Kombëtare dhe të Informacionit (NTIA) në SHBA, për t’u trajtuar si pjesë e vlerësimit shumëvjeçar të privatësisë.

Në një njoftim , grupi që është pjesë e Departamentit të Tregtisë, tha që do të mbante disa takime të para rreth teknologjisë duke filluar nga shkurti i vitit të ardhshëm.

Është kjo një vijim i studimit të NTIA-së për standardet e privatësisë në pajisje mobile dhe do të përfundojë edhe si pjesë e një “kodi drejtues” për zhvilluesit e softuerëve dhe bizneseve me të cilin këta të fundit të duhet të pajtohen.

“Teknologjia e njohjes së fytyrës ka potencialin për të përmirësuar shërbimet për konsumatorët, të mbështes inovacionin nga bizneset dhe të ndikojë në identifikimin dhe verifikimin online dhe offline,” tha në një deklaratë NTIA. “Sidoqoftë, teknologjia paraqet sfida të ndryshme për privatësinë e konsumatorëve.” Disa nga këto përfshijnë sigurinë, transparencën në vende private dhe publike, po ashtu edhe rrugët sipas të cilave njerëzit e kontrollojnë përdorimin e saj, tha grupi.

Njohja e fytyrës ka qenë e përdorur në aplikime private dhe komerciale, me suksese të përziera. Së fundi, Departamenti i Policisë nga San Diego filloi ta përdorë teknologjinë për të shikuar nëse përputhen fotografitë e të dyshuarve me një bazë të të dhënave të të arrestuarve duke përdorur tabletët dhe smartfonët.

Ekzistojnë po ashtu Xbox One dhe PlayStation 4 që janë lëshuar së fundi, që përdorin sensorë vizualë për të identifikuar përdoruesit dhe për t’iu mundësuar atyre qasjen. Takimi i parë i NTIA-së për këtë çështje është vendosur që të jetë më 6 shkurt 2014. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>