Slider

Teknologjia ndikon në shëndetin e njerëzve

Oct 3 2012
0 Shpërndarje
Teknologjia ndikon në shëndetin e njerëzve

Një raport i muajve të fundit ka zbuluar se ka një lidhje të fortë mes avancimit të teknologjisë dhe rritjes së madhësisë së trupit të njeriut.

Sipas The Milken Institute, shifrat e obezitetit janë rritur më tepër se ato të sheqerit në gjak. Përdorimi i teknologjisë, duke filluar nga iPhone-t e deri tek Xbox-i apo pajisjeve të tjera, i bën konsumatorët që të shmangin aktivitetet fizike. Ky fenomen po shëndrrohet në një problem serioz.

Kështu për shembull, në Kinë kjo shifër është dyfishuar në 6 vite, ndërsa në Indi pothuajse është trefishuar në 10 vite. Në fakt kjo situatë nuk krahasohet me ato në SHBA, ku obeziteti rezulton në 33.8% të popullsisë.

Pasojat janë katastrofike: 2.8 milionë të rritur vdesin çdo vit nga obeziteti dhe sëmundjet e shkaktuara prej tij. Shënohen 147 miliardë $ shpenzime për mjekime, që përbën afërsisht 10% të të ardhurave të shpenzuara.

Në 15 vitet e fundit, konsumi në botë është rritur me 150 – 250 kalori në ditë, ndërsa në SHBA me 300 kalori. Ushtrimet e thjeshta fizike si për shembull vetëm ecja, mund të bëjnë një ndryshim të madh në reduktimin e obezitetit.

Por, nëse jeni ambiciozë nuk dorëzoheni me kaq. Abonimi në një palestër do të ishte një zgjidhje ideale. Raportin e The Milken Institute mund ta shihni më poshtë. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>