Karriere

Tek-Miliarderët më të rinj

Apr 9 2011
0 Shpërndarje
Tek-Miliarderët më të rinj

Në mesin e nëntë miliarderëve më të rinj në botën e teknologjisë kemi nga ndërmarrës që ka ndryshuar rrjetat shoqërore në internet deri tek krijuesi i kompanisë së kuponëve, groupon.com.

Megjithatë të gjithë kanë një lidhje në mes të tyre: biznesi i tyre ka filluar dhe vazhdon të mbijetojë në internet. Sigurisht këta janë vetëm disa prej miliarderëve nga mbarë bota, e për listën më të gjerë vizitoni faqen zyrtare të Forbes.com

9. Eric Lefkofsky

Pasuria: 1.6 miliardë

Burimi: Teknologjia/vet-fitim

Mosha: 41 vjeç

Investuesi nga Chicago është bashkëthemelues dhe pronar i 30% të Groupon, kompani e cila u ofron shumë konsumatorëve marrëveshje ekskluzive në mbarë SHBA-në. Lefkofsky është takuar me pronarin e Groupon, Andrew Mason në InnterWorkings, një firmë ku Mason ka punuar pas kolegjit. Lefkofsky ishte themelues i firmës.

8. Sean Parker

Pasuria: 1.6 miliardë

Burimi: Facebook

Mosha: 31 vjeç

Ish-presidenti i Facebook debuton në listën e miliarderëve falë pasurisë së tij në faqen Facebook. Aksionet e tij janë pak nën 3%. Në moshën 19 vjeçare, ai bashkë-themeloi Napsterin më 1999, shërbimin për shpërndarjen e muzikës që u solli muzikë masës së gjerë. Parker iu bashkua Facebook më 2004. Së fundmi është bërë i famshëm pas portretizimit të tij nga ana e Justin Timberlake në filmin “The Social Network”.

7. Eduardo Saverin

Pasuria: 1.6 miliardë

Burimi: Facebook

Mosha: 28 vjeç

Për pak kohë ai kishte një të tretën e Facebook, që ra në 30% kur bashkëbanuesi i Zuckerberg, Dusting Moskovitz u bashkua në kompani. Kur të tjerët u larguan nga shkolla për tu shpërngulur në California, Saverin nuk lëvizi. Një vit më pas Facebook e akuzoi atë për ndërhyrje të qëllimshme në biznes dhe insistimin që të mbante 30% të aksioneve; Saverin ngriti kundër-akuzë. Palët u pajtuan, me Saverin që të merrte 5% të aksioneve dhe të cilësohej si bashkë-themelues në faqen biografike të Facebook.

6. Yoshikazu Tanaka

Pasuria: 2.2 miliardë

Burimi: Rrjete shoqërore

Mosha: 34 vjeç

Është themelues i Gree, faqes më të madhe për rrjete shoqërore në Japoni, që është duke tejkaluar faqen Mixi, të miliarderit konkurrent Kenij Kasahara. Mund të ndeshet shumë shpejt me Mark Zuckerbergin e Facebook; është duke ndërtuar dyqan në California. Ai është duke vazhduar edhe në rajone tjera përhapjen globale. Punon me Tencent, portalin më të madh të shërbimeve të internetit në Kinë. Aksionet janë ngritur për 35%, veç në vjeshtën e kaluar kanë arritur 5 stoqe për 1.

5. William Ding

Pasuria: 2.6 miliardë

Burimi: Internet/vet-fitim

Mosha: 39 vjeç

Ka themeluar portalin Netease më 1997 dhe ka udhëhequr kompaninë nëpër transformimin në njërën nga kompanitë më të mëdha online në botë. Pasuria është ngritur për 47%, 847 milionë dollarë në të ardhura në krahasim me vitin e kaluar, dhe për 21%, në 343 milionë dollar në profitin neton. Është partner i Blizzard Entertainment në SHBA, dhe ka lansuar World of Warcraft, Wrath of the Lich King në Kinë në qershorin e kaluar.

4. Dustin Moskovitz

Pasuria: 2.7 miliardë

Burimi: Facebook

Mosha: 26 vjeç

Është bashkëbanuesi i Mark Zuckerberg në Harvard dhe punëtori i tretë i Facebook. Është larguar nga shkolla për t’u shpërngulur në California në mënyrë që të përkushtohej plotësisht në firmë. Ai ishte CTO i parë dhe më pas kaloi në pozitën e nënpresidentit të inxhinieringut. Ai u largua pas disa viteve për të krijuar Asana-n, një kompani softueri që u mundëson individëve dhe kompanive më të vogla të bashkëpunojnë më mirë. Sipas raporteve ka shitur rreth 1% të aksioneve në Facebook vitin e kaluar, por, ka mbajtur 5% tjera, vlera e të cilave është ngjitur në 50 miliardë dollarë, bazuar në transaksionet e fundit të Goldman Sachs.

3. Mark Zuckerberg

Pasuria: 19.8 miliardë

Burimi: Facebook

Mosha: 26 vjeç

Facebook i Mark Zuckerberg ka luajtur rol të madh në organizimin e revoltave të fundit në Tunizi, Egjipt, Jemen dhe Libi. Presidenti Barack Obaa, ka përmendur Facebook-un si një shembull të inovacionit në deklaratën e tij të përvitshme. Më vonë, Zuckerberg do të ulej afër Obamas në darkë me titanët e tjerë të teknologjisë si Steve Jobs, Eric Schmidt, Larry Ellison dhe John Doerr. Gjatë viteve të fundit, pasuria e 26 vjeçarit është ngritur për 238% deri në 13.5 miliardë dollarë si investime nga firmat si Goldman Sachs që ka ngritur vlerën e Facebook deri në 50 miliardë dollarë.

2. Sergey Brin

Pasuria: 19.8 miliardë

Burimi: Google

Mosha: 37 vjeç

Bashkë-themeluesi i Google ka parë rritjen e stoqeve për 18% gjatë vitit të kaluar përderisa Google ka mbajtur 2/3 e tregut të kërkimeve online. Ka zgjeruar influencën edhe në sektorin mobil duke u dhenë softuerin operativ Android prodhuesve të telefonave. Brin fokusohet në rritjen e margjinave me kërkimin e menjëhershëm dhe ndërtimin e bizneseve të reja në komunikim.

1. Larry Page

Pasuria: 19.8 miliardë

Burimi: Google

Mosha: 37 vjeç

Ngjashëm si tek Bryn, Google vazhdon të sundoj 2/3 e tregut të kërkimeve. Po shton influencën dita ditës edhe në fushën e sistemeve operative në telefonat mobil falë sistemit Android. Stoqet janë ngritur për 18% ndërsa që nga prilli Larry Page është CEO i kompanisë duke zëvendësuar Eric Schmidt që do të bëhet president i kompanisë.

Lajmet e fundit>