Microsoft

Të rejat e Windows Phone 8.1 nga një zhvillues

Feb 15 2014
0 Shpërndarje
Të rejat e Windows Phone 8.1 nga një zhvillues

Windows-Phone-8-Office-Remote_610x407Të gjithë janë në pritje të sistemit të ri të Microsoft-it për smartfonë, Windows Phone 8.1. Një pjesë e kureshtjes shuhet nga një zhvillues i sistemit i cili jep disa nga të rejat që priten për të.

Windows 8.1 dhe Windows RT kanë të njëjtin kod, duke i ndihmuar zhvilluesit që të krijojnë aplikacione më lehtë për smartfonë dhe për tablet. Ky informacion, bashkë me të tjera të reja, vjen nga një zhvillues pjesë e skuadrës që kanë akses në zhvillimin e aplikacioneve për Windows Phone 8.1. Ai tregoi për agjenci lajmesh të teknologjisë që do të përdoren forma të gatshme për aplikacionet që do të ndihmojnë zhvilluesit të ndërtojnë aplikacione për WinStore/WinRT dhe për WinPhone duke përdorur të njëjtin kod HTML dhe JavaScript. Sipas zhvilluesit, ajo që duket në horizont është një shkrirje mes Windows RT dhe Windows Phone.

Lajme të tjera që vijnë për Windows 8.1 sugjerojnë që Microsoft ka si qëllim të lançojë një seri përditësimesh në vitin 2015, e që të gjitha së bashku kanë emrin Threshold. Threshold do të përditësojë sistemin e operimit Windows, sistemin për smartfonë Windows Phone dhe Xbox One në mënyrë që të treja platformat të mund të ndajnë të njëjtat pjesë kodi dhe elementë të njëjtë.

E re tjetër pritet nga YouTube. YouTube premton që të luajë videot në faqe interneti pa nevojën e një aplikacioni për këtë. Deri tani, YouTube ka pasur vështirësi që të luajë video në Windows Phone dhe akoma më problematik ka qenë aplikacioni i YouTube. Zhvilluesi gjithashtu raporton që po punohet edhe për një menaxher dosjesh (file manager). Përdoruesit në Windows 8.1 do të mund të instalojnë aplikacione direkt në kartën e memories dhe do të kenë më shumë opsione për të përdorur kamerën. Një e re tjetër do të jetë edhe mbyllja e aplikacioneve me rrëshqitje.

Këto janë disa nga të rejat që priten të vijnë në Windows Phone 8.1, të dhëna që vijnë nga një zhvillues i skuadrës së ndërtimit të aplikacioneve për sistemin më të ri të Microsoft. Mbetet vetëm të presim sistemin e ri. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>