Technology

Të Premten çel dyert edicioni i 5-të i ICT Awards, çmime risi dhe surpriza në eventin jubilar

Jan 26 2017
0 Shpërndarje
Të Premten çel dyert edicioni i 5-të i ICT Awards, çmime risi dhe surpriza në eventin jubilar

16177905_736352856521243_1483855687173984463_o-730x410Të Premten e datës 27 Janar ora 18:00 në Hotel Plaza Tiranë bëhet hapja publike edicionit të pestë jubilar të Albanian ICT Awards ku do të nderojnë me pjesëmarrjen e tyre të ftuar nga bota e teknologjisë, biznesit, akademisë, administratës publike dhe medias në Shqipëri dhe më gjërë.

Organizuar nga shtëpia botuese ICTSmedia dhe vlerësuar me çmimin Bleta e Artë në Kategorinë ICT për kontributin e çmuar në drejtim të promovimit të sipërmarrjes dhe zhvillimit në këtë sektor, hapja publike i paraprin një sërë takimesh në kërkim dhe identifikim të një inovacioni i cili flet shqip nga mbarë trevat shqipfolëse.

Me mbështetjen tradicionale të Fondacionit Dritan Hoxha, Bankës Raiffeisen dhe Albvision ky eveniment unik për nga karakteri dhe dedikimi vë në qendër të vëmendjes jo vetëm të ekspertëve por edhe komunitetit, shpërblimin dhe promovimin e inovatorëve, profesionistëve, akademikëve, entuziastëve dhe udhëheqësve të suksesshëm.

Juria e Albanian ICT Awards e përbërë nga personalitetet më të spikatura të sektorit të teknologjisë së informacionit në Shqipëri dhe Kosovë e cila funksionon në mënyrë të pavarur dhe e bazuar në mënyrë strikte në rregullat e dhe kriteret e vlerësimit të vendosura me profesionalizëm të lartë kanë në fokus vlerat më të spikatura të sektorit të IT-së, komunikimit, biznesit dhe të shoqërisë.

Nga Tirana në Prishtinë, nga Shkodra në Tetovë, nga Durrësi në Gjakovë prej pesë vitesh, kjo garë ka vlerësuar mbi 500 projekte të ndryshme individuale apo institucionale duke tërhequr vëmendjen e aktorëve të rëndësishëm shqiptarë dhe më gjërë.

Krahas shtatë kategorive tradicionale ICT Innovation of the Year, ICT Mobility of the Year, ICT Diploma e Vitit, ICT Rising Star of the Year dhe ICT Public Service of the Year, ICT Academic of the Year dhe Women in ICT, ky edicion sjell surpriza të reja sa i përket ndarjes së çmimeve risi të cilat do të zbulohen gjatë aktivitetit.

Këtij aktiviteti do ti bashkëngjiten disa prej historive të suksesit fitues në edicionin e katërt të cilët do të rrëfejnë rrugëtimin dhe planet e tyre të ardhmen.

Pjesëmarrja në aktivitetin e hapjes së edicionit të pestë do të jetë e mundur vetëm me ftesa. Të interesuarit mund të aplikojnë online në Albanian ICT Awards.

Të gjitha ata që duan ti japin diçka komunitetit ICT dhe të jenë pjesë me kontributin e tyre do të kenë në dispozicion një formular online. Gjithashtu banerat e edicionit të pestë mund ti gjeni në këtë lidhje. Për informacione dhe detaje ju ftojmë të shkarkoni broshurën.

Një trashëgimi e një shpirti të madh por një vendi të vogël, Albanian ICT Awards ngelet një ndër evenimentet më dashura për komunitetin ICT në çdo trevë shqipfolëse. Prej vitesh ky eveniment ka qenë porta e suksesit për fitues e kandidatë të cilët shkruajnë çdo vit historinë e Albanian ICT Awards. (ICTSmedia)

Lajmet e fundit>