Harduer

Të paktë janë njerëzit që zëvendësojnë laptopët me tabletë

Oct 3 2013
0 Shpërndarje
Të paktë janë njerëzit që zëvendësojnë laptopët me tabletë

obamaipadShumë tabletë, si Kindle Fire HDX, reklamohen si pajisje mjaft të mira për të krijuar dokumente apo punë të ndryshme zyre, përveç lojërave apo videove.

Por, pavarësisht se sa produktive mund të reklamohet se është puna në një tablet, sipas sondazhit të fundit të realizuar nga IDC, numri i njerëzve që i përdorin tabletët si zëvendësues të laptopit është i ulët. Po në këtë sondazh rezultoi se 58.5% e njerëzve e blinin tabletin si mjet plotësues per laptopin dhe jo si zëvendësues të tij. Sondazhi online është kryer në prill dhe ka përfshirë 299 konsumatorë amerikanë.

Të gjithë ishin mbi moshën 18 vjeç. Rezultatet mund të jenë disi më të ndryshme në brezin e adoleshentëve, duke marrë parasysh se kjo grupmoshë po rritet me tabletët që prej lançimit të parë të iPad-it në vitin 2010.

Tom Mainelli, analist në IDC, shprehet se: “Gjenerata e të rinjve të sotëm ka një qëndrim komplet tjetër lidhur me telefonët dhe tabletët, si dhe me përdorueshmërinë e tyre.”

Në sondazh rezultoi se vetëm 8.7% e njerëzve e shihnin tabletin si zëvendësues të laptopit dhe kjo shifër ishte në fakt suprizuese edhe për vetë kompaninë. “Pjesa më e madhe e njerëzve shohin ende shumë vlera tek laptopi, për shkak të gjërave që bëjnë në të. A dëshirojnë të llogarisin taksat në një tablet? Një gjë e tillë nuk është edhe aq e rehatshme në një pajisje mobile,” shprehet ai.

“Megjithatë, shifra është në rritje pasi kohët e fundit po shohim gjithmonë e më tepër njerëz që bëjnë gjithmonë e më shumë gjëra nëpër tabletë.

Profesionistët i besojnë më tepër laptopit dhe pjesa më e madhe e tyre nuk e kanë marrë as në konsideratë se çfarë mundësish mund të ofrojë një tablet, për shkak se shqetësohen se do të jenë më të kufizuar dhe mund të kenë probleme në hapjen e skedarëve të ndryshëm,” përfundon ai. (CIO Albanian)

Tags >

pctablet
Lajmet e fundit>