Slider

Të mendosh si një sipërmarrës

Oct 27 2014
0 Shpërndarje
Të mendosh si një sipërmarrës

brain-645x250Sipërmarrësit janë një racë më vete. Teksa shumica e njerëzve fantazojnë rreth gjetjes së kohës së lirë mes orëve 9 e mëngjesit dhe 5 e pasditës, disa të tjerë pak i ndjekin këto ëndrra. Kjo sepse stili i jetës së sipërmarrësve mund të duket fantastik nga jashtë, por që është i mbushur plotë rënie e ngritje, sfida dhe stres. Sipërmarrësit të cilët janë të suksesshëm në këtë rrugëtim, ndajnë disa vese të ngjashme. Të mendosh si një sipërmarrës do të thotë të lësh pas të frikën ndaj të panjohurës sepse tashmë e panjohura është ajo që na rrethon çdo ditë.

Stili i jetesës së sipërmarrësve nuk është i aplikueshëm për të gjithë. Ndërsa ëndërroni ti thoni lamtumirë bosit tuaj përgjithmonë, dhe më pas stresi për të filluar më një kompani tuajën, mbase ja vlen pak mërzi nga bosi juaj dhe njëherazi të vazhdoni ditën tuaj të punës. Një punonjës i thjeshtë mund të kryejë detyrën dhe të qetësohet, por sipërmarrësit duhet të mbajnë sytë hapur për të ardhmen. Si një peshkaqen, ata nuk ndalojnë kurrë së notuari ose përndryshe vdesin. Kuptohet, stili i jetesës së një sipërmarrësi është ndryshe nga ajo e një punonjësi të zakonshëm. Por a mendojnë të gjithë sipërmarrësit njësoj apo ndryshe nga njëri – tjetri ? Këtu kemi pesë mënyra të menduarit të një sipërmarrësi:

Qëndrimi optimist

Të vendosin vetë për çdo gjë dhe më pas të imagjinojnë që e gjitha do të funksionojë, pavarësisht kontradiktave, sipërmarrësit me të vërtetë kanë nevojë për një dozë të lartë optimizmi. Sipas një hulumtimi nga Gallup, sipërmarrësit janë shumë më tepër optimistë sesa punonjësit tradicionalë. Sipërmarrësit besojnë në vetvete, dhe si rezultat kanë një të ardhme të ndritur. Po ashtu ata shfaqin një nivel të lartë përjetimi të punës së tyre duke mësuar çdo ditë që të aftësohen më tepër profesionalisht.

Dhe më e rëndësishmja, gjithë ky optimizëm mund të shpërblehet financiarisht. Sipas një studimi nga Komisioni Amerikan i Sigurisë dhe Tregtisë, aplikimet për kredi merreshin më shumë në konsideratë kur kredi marrësi ishte një sipërmarrës.

Kanë kujdes ndaj vetëbesimit

Për fat të keq, i gjithë ai optimizëm shpesh herë mund të dërgojë në një sens të gabuar besimi tek vetvetja. Ju duhet të keni goxha vetëbesim për të parë suksesin në fillesat e një biznesi, ose mbase edhe të mbijetoni, dhe më pas të imagjinoni se do të jeni një përjashtim nga rregullim i përgjithshëm. Por gjithashtu një vetëbesim i lartë mund t’ju mbajë larg realitetit rreth dështimeve dhe refleksioneve lidhur me organizimin tuaj.

Kërkimet kanë treguar se sipërmarrësit kanë tendencë të kenë një vetëbesim të lartë, veçanërisht ato sipërmarrës që kanë themeluar kompanitë e tyre. Nëse ju keni për qëllim të vazhdoni në rrugëtimin e sipërmarrjes, është e rëndësishme të punoni në balancën mes entuziazmit dhe optimizmit të verbuar.

Heqin dorë nga perfeksioni

Perfeksioni është armiku i suksesit për një sipërmarrës. Nëse ju doni të themeloni kompaninë tuaj nga hiçi, ju nuk mund të shpenzoni kohë të shumtë për të perfeksionuar një produkt 100 %. Në vend të kësaj, ky perfeksion mund të arrihet gjatë rrugëtimit tuaj dhe biznesit tuaj. Shumë sipërmarrës të mençur janë detyruar ti ndryshojnë drejtim tërësisht idesë së tyre. Në fakt, gjiganti Twitter filloi si një shërbim transmetimi të përmbajtjeve dixhitale. Ju nuk duhet të fiksoheni në idenë e perfeksionit si një sipërmarrës, sepse nuk ekziston një tipar i tillë në një kompani me rritje të shpejtë.

Vështrojnë me kujdes sfidat dhe mundësitë

Për sipërmarrësit. Çdo sfidë përgjatë rrugëtimit është një mundësi për tu përmirësuar. Sipërmarrësit inkurajohen dhe frymëzohen nuk munden nga sfidat. Drejtuesit e bizneseve të që i bëjnë kompanitë e suksesshme janë po të njëjtit njerëz që nuk kanë kohë të frikësohen nga dështimet.

Marrin vendime të shpejta

Ndryshimet në një startup mund të jenë po aq e shpejta sa edhe shpejtësia e dritës, që do të thotë vendime të rëndësishme duhet të bëhen shpejt. Hulumtuesit kanë treguar se sipërmarrësit, veçanërisht sipërmarrësit që kanë themeluar një kompani, kanë një reagim të shpejtë kur bëhet fjalë për vendime.

Këto vendime nganjëherë mund të kenë impakt të lartë për kompaninë. Ato kërkojnë një energji të madhe mendimi që do të thotë lodhje për trurin tuaj. Gjithsesi, koha e mjaftueshme për të marrë një vendim, nuk është një luks që e shijojnë sipërmarrësit. Kështu që vendimet e shpejta janë kritike për të ardhmen e kompanisë suaj.

Për të qenë një sipërmarrës i suksesshëm, ju duhet të kultivoni një botëkuptim që s’ka frikë nga dështimi dhe të inkurajohet nga sfidat. Duhet të keni kujdes nga vetëbesimi i lartë, por të keni besim në vendimet tuaja. Duhet të jeni vizionar për të ardhmen, për vetveten dhe kompaninë tuaj. Të mendosh si një sipërmarrës mund të jetë mjaft e rëndësishme në rritjen e një kompanie ose rrënimin e saj. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>