Slider

Të mbjellat e misrit në formë të kodit QR

Sep 19 2012
0 Shpërndarje
Të mbjellat e misrit në formë të kodit QR

Shumica e kodeve QR janë gjëra të vogla të vendosura në reklama ose në kënde të reklamave televizive. Këto kode janë si bar-kode por me tepër informaicon. Ato zakonisht vendosen në reklama që njerëzit të arrijnë të kuptojnë më tepër për ndonjë produkt të posaçëm dhe kur bëhet skanimi me një smartfon, bëhet dërgimi i përdoruesit tek një uebfaqe.

Një fermë në Alberta, Kanada, ka bërë një që zë 28,760 metra katrorë. Ferma e familjes Kraay bëri një largim nga pamjet e veta të zakonshme të labirinteve të misrit. Gjatë viteve të fundit ishte paraqitur rrugëtimiNjeriu në Lëvizje i Rick Hansen dhe turizmin e Albertas. Gjatë këtij viti, është bërë një kod madhështor QR që udhëheq deri tek uebfaqja e fermës.

Familja fluturoi mbi fermë në helikopter dhe e provoi kodi dhe natyrisht ai i lidhi ata me uebfaqen e fermës së familjes.

Rachel Kraay u shpreh për CTV News, se e mori idenë për këtë labirint kur ajo kishte hasur disa kode. “Unë isha thjesht duke u qetësuar, duke lexuar një revistë dhe pashë shumë kode QR dhe mendova, e di, dukej mjaft si një labirint. Hamendesha nëse mund ta bëjmë një.”

Kodi i plotë ishte njohur nga Libri i Rekordeve Botërore të Ginisit si kodi QR më i madh në botë. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>