Microsoft

Të gjithë zhvilluesit e Windows Phone tani mund t’iu përgjigjen vëzhgimeve të aplikacioneve

Aug 13 2014
0 Shpërndarje
Të gjithë zhvilluesit e Windows Phone tani mund t’iu përgjigjen vëzhgimeve të aplikacioneve

windowsphone_reinvented_16Microsoft gjatë të martës lajmëroi që të gjithë zhvilluesit e aplikacioneve për Windows tani mund t’iu përgjigjen vëzhgimeve të aplikacioneve nga Qendra e Zhvilluesve. Kompania së pari e ofroi këtë veçori gjatë muajit prill për vëzhgimet e postuara në pajisjet me Windows Phone 8 dhe Windows Phone 8.1, por kjo gjë ishte kufizuar vetëm në SHBA.

“Reagimi nga të gjithë zhvilluesit të cilët kanë qenë në gjendje që t’iu përgjigjen vëzhgimeve ka qenë mjaft pozitiv deri tani, ku zhvilluesit që e përdorin këtë veçori për të ndihmuar përdoruesit me përgjigje për pyetjet, informim për një version të ri të aplikacionit dhe rritje të pëlqimit të aplikacionit nga përdoruesit,” thotë Microsoft. Pas një zhvillues poston një përgjigje, përdoruesit pranojnë komentin përgjatë një e-maili nga Microsoft dhe më pas ata mund të zgjedhin që ta injorojnë e-mailin, t’i përgjigjen zhvilluesit, ta përditësojnë këtë vëzhgim ose të mos marrin më njoftime për përgjigjet rreth vëzhgimit të aplikacionit.

respond-to-reviews-screenshotNë një lajm të ngjashëm me këtë, Microsoft lajmëroi po ashtu që PayPal tani është mundësuar si metodë për pagim të zhvilluesve të Windows Phone në pesë tregje shtesë: Qipro, Hungari, Lihtenshtajn, Maltë dhe Rusi. Kjo e sjell në 41 numrin e përgjithshëm të tregjeve që mbështet PayPal për Windows Phone. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>