Business & Management

Të ardhurat nga shërbimet cloud të Amazon rriten me 49%

Apr 27 2018
0 Shpërndarje
Në infrastrukturën cloud, Amazon ka një avantazh substancial ndaj Microsoft Azure, Google Cloud Platform, IBM, Alibaba si dhe Oracle. Të ardhurat nga shërbimet cloud të Amazon rriten me 49%

Edhe njëherë tjetër Amazon theu pritshmëritë e analistëve me një tre mujor të shkëlqyer dhe rritje prej 49%.

Amazon Web Services raportuan shitje me vlerë 5.44 miliardë dollarë nga 5.26 miliardë dollarë që parashikonin analistët.

Kjo bëri që të ardhura totale të kompanisë të rriten me 11%.

Në infrastrukturën cloud, Amazon ka një avantazh substancial ndaj Microsoft Azure, Google Cloud Platform, IBM, Alibaba si dhe Oracle.

AWS solli 1.4 miliardë dollarë fitim, ose 73% të fitimeve të Amazon.

Rritja e biznesit AWS do të ndikojë pozitivisht në marxhinat financiare të kompanisë.

Gjatë tre mujorit të parë kompania vleu Sqrrl si dhe konfirmoi pajtimin me rregulloren e re Evropian të privatësisë GDPR. /CIO Albanian

Tags >

Amazon
Lajmet e fundit>