Business & Management

Të ardhurat nga reklamat mobile të Facebook priten të arrijnë shifrën 2 miliardë $

Jun 14 2013
0 Shpërndarje
Të ardhurat nga reklamat mobile të Facebook priten të arrijnë shifrën 2 miliardë $

facebook mobileTë ardhurat e Facebook-ut nga reklamat mobile do të arrijnë 2 miliardë $ për të parën herë këtë vit, duke u rritur më shumë se 300% nga fitimet e vitit 2012, sipas një parashikimi të kryer nga eMarketer.

Parashikimi bëhet interesant kur mendon se Facebook-u nuk pati fare të ardhura në vitin 2011 nga reklamat në telefonët mobil. Këto të ardhura kaq të larta do të jenë një ndihmë e madhe për ndërtimin e shërbimeve të reja të Facebook.

Kompania raportoi 5 miliardë $ të ardhura vitin e kaluar, 3.7 miliardë më shumë se vitin paraardhës. Edhe pse shifra duket tepër interesante nuk mund të krahasohet me të ardhurat e reklamave që vijnë nga Google që priten të arrijnë deri në 8.85 miliardë $ më shumë se gjysma e të ardhurave botërore.  (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>