Business & Management

Të ardhurat neto të Zuckerberg dyfishohen brenda vitit

Sep 18 2013
0 Shpërndarje
Të ardhurat neto të Zuckerberg dyfishohen brenda vitit

Toned_ZuckerbergTë ardhurat e themeluesit dhe shefit ekzekutiv të Facebook- ut u dyfishuan nga 9.4 miliardë $ në 2012 në 19 miliardë $ në 2013 dhe është pjesë e listës së njerëzve më të pasur, Forbes.

Zuckerberg ishte rritja më e madhe e të ardhurave neto brenda vitit në një person të listës Forbes, pasi gjithashtu pati edhe rënien më të madhe në listën e 2012.

Kjo rritje e madhe në pasurinë e Zuckerberg lidhet direkt me aksionet e Facebook, që pësoi shtatorin e kaluar një rënie deri në 17.55 $ për aksion, por që këtë vit pati gjithashtu një rritje tej mase të madhe deri në 45 $ javën e kaluar. Disa indekse si Indeksi Bloomberg i Miliarderëve i vendos të ardhurat e tij deri në 21.7 miliardë $.

Pjesë e listës së Forbes nuk ishte vetëm Zuckerberg (nga fusha e teknologjisë), por gjithashtu edhe themeluesit e Microsoft, Amazon, Google dhe kompani të tjera teknologjike.

Lista e mëposhtme numëron 10 njerëzit më të pasur në teknologji, renditja e tyre në listën e Forbes dhe të ardhurat e tyre.

Bill Gates: Nr. 1, $72 miliardë

Larry Ellison: Nr. 3, $41 miliardë

Jeff Bezos: Nr. 12 , $27.1 miliardë

Larry Page: Nr. 13, $24.9 miliardë

Sergey Brin: Nr. 14, $24.4 miliardë

Mark Zuckerberg: Nr. 20, $19 miliardë

Steve Ballmer: Nr. 21, $18 miliardë

Michael Dell: Nr. 25, $15.9 miliardë

Paul Allen: Nr. 26, $15.8 miliardë

Charles Ergen: Nr. 32, $12.5 miliardë

Lajmet e fundit>