Mobile

Të ardhurat në sektorin e telekomunikacioneve bien me 9.4%

Sep 2 2012
0 Shpërndarje
Të ardhurat në sektorin e telekomunikacioneve bien me 9.4%

Të ardhurat e sektorit të telekomunikacioneve ranë me 9.4% në tremujorin e parë të këtij viti, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, sektori shënoi performancën më të dobët prej vitesh, në vijim të një performance përgjithësisht negative që ka karakterizuar këtë sektor vitet e fundit.

Efektet e krizës ekonomike, të shprehura kryesisht me një rënie të kërkesës së brendshme për shumicën e produkteve dhe shërbimeve kanë ndikuar në rënien e volumeve të shitjeve për këtë sektor, si për shumicën e aktiviteteve të tjera ekonomike.

Ndërkohë, më pozitive ishin të dhënat nga punësimi, që për tremujorin e parë të vitit u rrit me 5.2% me bazë vjetore, ndërkohë që në tremujorin e mëparshëm punësimi ka qenë në rënie me 3.2%.

Niveli i pagave në sektorin e telekomunikacioneve për tre muajt e parë të vitit shënoi një rritje modeste me 0.9%. Edhe ky tregues paraqitet në përmirësim krahasuar me tremujorin e katërt 2011, kur pësoi rënie me 1.6%. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>