Business & Management

Të ardhurat e Microsoft-it duken premtuese

Apr 20 2013
0 Shpërndarje
Të ardhurat e Microsoft-it duken premtuese

microsoftPavarsisht raporteve që Windows 8 shkaktorn rënie tek shitjet e kompjuterëve, bilancet e tremujori i tretë i Microsoft-it nuk ishte edhe kaq keq.

Të ardhurat e kompanisë ishin shumë më shumë se çfarë analistët prisnin. “Investimet që kemi bërë në shërbimet “re” (cloud) po shpërblehen, ndërkohë që njerëzit në rritje po zgjedhin shërbimet e Microsoft-it duke përfshirë Office 365, Windows Azure, Xbox Live dhe Skype”, -tha Steve Ballmer i Microsoft-it në deklaratë.

“Ndërkohë që ka shumë punë për tu bërë, ne jemi optimist që investimet që kemi bërë na pozicionojnë mirë edhe për një kohë të gjatë”.

Microsoft Business raportoi 8% rritje nga viti i kaluar, Server & Tools 11% rritje, Windows 23% rritje, Online Services 18% rritje.

Kompania tha se ka 46 milionë anëtarë botërorë në Xbox LIVE, 18% më shumë se viti i kaluar.

Përveç shifrave Microsoft-i lajmëroi edhe për largimin e punonjësit të tij Peter Klein. Klein do të largohet nga kompania në fund të viti fiskal mbasi kaloi 11 vjet tek kjo kompani. (CIO Albanian)

Tags >

microsoft
Lajmet e fundit>