Microsoft

Të ardhurat e Microsoft-it deri tani nga Surface: 853 milionë $

Aug 2 2013
0 Shpërndarje
Të ardhurat e Microsoft-it deri tani nga Surface: 853 milionë $

Surface853 milionë $. Kjo është shifra që ka arritur të mbledhë Microsoft-i nga shitjet e tabletëve të vet Surface, që prej lançimit në tetor 2012. Të ardhurat përfshijnë rezultate financiare deri në fund të tremujorit të dytë të këtij viti.

Faktikisht, Microsoft nuk ka bërë publike asnjë numër pajisjesh të shitura, megjithatë, duke marrë parasysh shifrën prej 853 milionë $, vlerësohet se numri i Surface që janë shitur gjatë një periudhe pothuajse 9 mujore është mes 1.5 dhe 1.7 milionë. Ndërkohë, disa ditë më parë, Microsoft publikoi lajmin se Surface i kishte kushtuar kompanisë 900 milionë $ humbje.

Sigurisht, këto shifra tregojnë se Surface nuk ka ecur edhe aq mirë. Steve Ballmer, CEO i kompanisë, u shpreh në tetor se: “Mendoj se askush nuk ka prodhuar ndonjë produkt që të përmbushë plotësisht kërkesat e konsumatorëve apo që të jetë tamam ajo që ata presin. As Apple. As Google e as Amazon.

Askush nuk ka ndërtuar ndonjë produkt që t’ju lejojë njëkohësisht të punoni dhe të luani, që të keni me vete edhe një tablet edhe një PC. Ky është një tablet i klasit të parë me të cilin njerëzit mund të kënaqen. Është PC, është tablet. Vlen për punë dhe për argëtim. Çmimi është mjaft i mirë. Është një produkt që nuk ka ekzistuar deri tani.” Mesa duket, ky produkt nuk ekziston ende në treg – të paktën jo i zhvilluar nga Microsoft-i. (CIO Albanian)

Tags >

microsoft
Lajmet e fundit>