Business & Management

Të ardhurat e gjeneruara nga teknologjia rënie me 2% në 2017

Jan 4 2017
0 Shpërndarje
Të ardhurat e gjeneruara nga teknologjia rënie me 2% në 2017

tech-3-800x600Axhenda e teknologjisë në 2017-tën duket më e pafuqishme se një vit më parë tha drejtori i departamentit të hulumtimit pranë Consumer Technology Association Steve Koenig gjatë evenimentit CES. Në terësi të ardhura e gjeneruara nga kjo industri pritet të arrijnë shifrat e 929 miliard dollarëve në 2017-tën, një rënie me 2% nga 950 milion dollar në 2016.

Në SHBA historia duket tjetër sepse shpenzimet në teknologji konsumatore do të rriten nga 287 miliard dollar në 2016-tën në 292 miliard dollar në 2017-tën. Janë dy faktor që ndikojnë së shumti në këtë shifër, sasia e teknologjisë së shitur por edhe gjendja e ekonomisë globale.

Shpenzimet do të arrijnë 3.4% të GDP-së botërore nga 3.1% që ishte një vit më parë. Pavarësisht se kemi të bëjmë me shifra inkurajuese, Steve Koenig tha se e ardhmja është në dyshim për shkak të Brexit dhe administratës Trump.

Janë 7 produkte që përbëjnë 81% të shitjeve: Tabletët, laptopët, desktopët, TV, telefonët inteligjentë, kamerat dhe veshjet elektronike. Telefonët përbëjnë 47% të shpenzimeve prej 447 miliard dollar të ardhura të gjeneruar. Mbi 60% e shpenzimeve vinë nga tregjet në zhvillim.

Nëse shtoni tabletët, atëherë i bie që 51% e shpenzimeve në teknologji të kenë destinacion paisjet mobile. Shitjet e desktopëve do të biejnë në 50 milion njësi nga 53 vitin e kaluar. Televizorët ishin në 225 milion njësi në 2016-tën dhe 2017-ta do ti gjejë me rënie.

Por televizorët 4K Ultra HD do të vijojnë të rriten e madje me shpejtësi në 81.9 milion njësi në 2017-tën nga 52.7 milion në 2016-tën. Në bazë të rajoneve, Amerika Latine do të shënojë rënie, Amerika e Veriut do të ketë rritje ndërsa Europa (Perendimore dhe Lindore) gjithashtu do të ketë rënie të shpenzimeve në teknologji. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>