Slider

Të ardhurat e BlackBerry-t ulen me 64%, rriten humbjet

Mar 31 2014
0 Shpërndarje
Të ardhurat e BlackBerry-t ulen me 64%, rriten humbjet

A sign is seen at the Blackberry campus in WaterlooBlackBerry vazhdon të luftojë me tregun teksa të dhënat nga raportet financiare të kompanisë gjatë tremujorit të katërt fiskal treguan para tre muajsh se kompania kishte pësuar rënie të mëdha të ardhurash si dhe 423 milionë $ humbje neto. Të ardhurat e BlackBerry-t gjatë tremujorit të parë fiskal të vitit 2014, i cili përfundon më 1 mars, pësuan gjithashtu rënie të mëtejshme me 64%. Ato u vlerësuan në 976 milionë $ nga 2.7 miliardë $ një vit më parë. Humbja neto prej 423 milionë $ është shumë herë më serioze se 98 milionë $ të ardhurat e vitit të kaluar në të njëjtën periudhë.

Problemi më i madh i kompanisë është se nuk po shet shumë telefonë. Ajo arriti të shiste rreth 3.4 milionë smartfonë BlackBerry gjatë tremujorit të kaluar, përfshi edhe 1.1 milionë telefonë me sistemin operativ BlackBerry 10 OS. Një vit më parë kompania kishte raportuar se kishte shitur 6 milionë smartfonë.

Gjithsesi, CEO-ja i ri John Chen është shprehur i kënaqur me progresin që ka bërë dhe strategjinë që ka ndjekur kompania gjatë tremujorit të fundit. BlackBerry ka arritur një reduktim kostosh një tremujor para afatit të planifikuar, ka thënë ai. BlackBerry kishte 2.7 miliardë $ cash si dhe investime të tjera afatgjata dhe afatshkurtra në fund të tremujorit të katërt, krahasuar me 3.2 miliardë $ në fund tënjë periudhë tremujore më parë. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>