Business & Management

Tatimet, platforma për pagesën elektronike të taksave

Feb 25 2013
0 Shpërndarje
Tatimet, platforma për pagesën elektronike të taksave

Taksa Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve prezantoi sot dy shërbime të reja elektronike, që do t’ju mundësojnë bizneseve vetëdeklarimin dhe pagesën e taksave.

Bëhet fjalë për shërbimet m-Tax dhe e-pagesa. Shërbimi m-Tax (taksat nga celulari), është aplikacioni i parë qeveritar për sistemet celulare iOS dhe Android, me anë të të cilit çdo tatimpaguesi i mundësohet të kontrollojë të gjithë situatën e tij tatimore nga telefoni celular, si dhe e ndihmon tatimpaguesin të deklarojë dhe paguajë në kohë detyrimet tatimore, pa qenë e nevojshme të paraqitet në sportelet e shërbimit të administratës.

Shërbimi i dytë është e-Pagesa (pagesa elektronike), lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me bankat e nivelit të dytë për të realizuar pagesat nga biznesi, për llogari të administratës tatimore. Ky shërbim shkurton kohën që i duhet një biznesi të deklarojë dhe paguajë detyrimet tatimore, si dhe ul kostot administrative të tij, rrit transparencën dhe cilësinë e shërbimeve të administratës tatimore ndaj bizneseve. I pranishëm në përurimin e këtyre shërbimeve, kryeministri Berisha tha se ky është hapi i parë në projektin e “Mobile-Albania”.

“Sot ne bëjmë hapin e parë të madh drejt projektit të katër viteve që vijnë, projekt i cili do të konsistojë në m-Albania. M-Albania synon t’u japë në dorë, në celularin e tyre, qytetarëve shqiptarë dhe biznesit të gjitha shërbimet e kësaj administrate, të gjithë informacionin që prodhon kjo administratë. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që ky hap i parë bëhet me ata që janë edhe gjeneratorë kryesor të të ardhurave, janë gjeneratorë kryesore të punësimit dhe Salih Berishazhvillimit të vendit. Ky është një transformim epokal, shkurton në mënyrën më të jashtëzakonshme kohën që shpenzon biznesmeni për të paguar taksat, ” tha Berisha.

Ai gjithashtu bëri thirrje për një rritje të përdorimit të pagesave elektronike.

“Le të kalojmë ne gradualisht tek monedha elektronike. Është padiskutim monedha më e pastër, më e sigurt, monedha më qytetare në kuptimin e shërbimeve ndaj qytetarit. Ne kemi krijuar të gjithë infrastrukturën për të kaluar në këtë monedhë, e cila do të çojë Shqipërinë dhe tregun në tërësi shumë më përpara,” tha kryeministri.

Dy platformat e inauguruara sot janë realizuar me një investim prej rreth 23 milionë lekësh nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>