Business & Management

Tani mund t’i porosisni paraprakisht librat në Google Play Store

Nov 29 2012
0 Shpërndarje
Tani mund t’i porosisni paraprakisht librat në Google Play Store

Google e ka zgjeruar aktivitetin e dyqanit Google Play duke shtuar opsionin e porositjes paraprake të librave të ardhshëm.

Mënyra më e mirë për t’i gjetur librat që do të publikohen në të ardhmen është përmes seksionit “New and Coming Soon” në Play Store.

Që atje është shumë e thjeshtë porositja paraprake: mund t’i blini ashtu siç do të bënit me çdo libër tjetër dhe do t’i merrni sapo të lançohen për shitje.

Kjo karakteristikë është e disponueshme si në Android ashtu edhe në uebfaqen e Google Play Store. (CIO Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>