Harduer

Tani mund të porositni Chromebooks të Google

Jun 13 2011
0 Shpërndarje
Tani mund të porositni Chromebooks të Google

altGoogle Chromebooks tani mund të para-porositen në Amazon.com dhe BestBuy. Google kumtoi këtë javën e kaluar në Twitter, duke theksuar që Chromebooks të prodhuar nga Acer dhe Samsung tani janë në shitje.

Amazon thekson që pranon porositë për Samsung Series 5 3G (499.99$) dhe Samsung Series 5 Wi-Fi (429.99$), të dy mund të zgjedhni të bardhë ose të zi. Në Amazon mund të porositni edhe prodhimet e Acer, Cromia 3g (449.99$) dhe Cromia Wi-Fi (379.99$).

Në anën tjetër BestBuy pranon porositë për të dy llojet e Samsung me të njëjtin çmim.

Për disa nga Chromebooks, faqet deklaruan që s’janë lëshuar akoma në treg, sikur Samsung Series 5 3G Chromebook, të cilët janë planifikuar të dalin në treg me 15 qershor. Kjo datë përkon me atë të cilën e paralajmëruar zyrtarë të Google kur së pari prezantuan para publikut Chromebook-ët.

Sipas disa njohëseve të industrisë, Chromebook-ët mund të jenë themeli i Google në rrugën e saj për në tregun luksoz të ndërmarrjeve. Nëse Chromebooks adaptohen në botën e korporatave, atëherë sistemi operativ i Google dhe aplikacionet e saj për zyrë të bazuara në cloud do të luajnë rol më të madh në korporata.

E që më mirë ti josh bizneset, Google po shet Chromebooks në bazë abonimi për kompanitë duke filluar me një çmim prej 28$ për përdorues.

Lajmet e fundit>