Microsoft

Tani mund ta përdorni Microsoft Office 365 për 6,99 $ në muaj

Apr 16 2014
0 Shpërndarje
Tani mund ta përdorni Microsoft Office 365 për 6,99 $ në muaj

Apple_iPad_MicrosoftOffice-28Microsoft ka filluar shitjen e Office 365 Personal të martën, një variant i suitës së produktivitetit që sjell të gjitha aplikacionet, duke përfshirë Word, Excel, PowerPoint, Outlook etj, për vetëm 6,99 $ në muaj. (Versioni i plotë Home shitet për 9,99 $ në muaj.) Marifeti është në numrin e pajisjeve që mund t’i përdorin. Versioni Personal ju lejon të instaloni Office në vetëm një PC të vetëm ose Mac, plus në një tablet. Gjithashtu mund të paguani një shumë vjetore prej 69,99 $, që do të thotë se kurseni 13,89 $ çdo vit.

Office për iPad u lançua në mars, çka bëri që mundësia e përdorimit të Office në tablet të rritet dhe të tërheqë më tepër përdorues. Gjatë lançimit, Microsoft e bëri të disponueshme për shkarkim pa pagesë Office Mobile për smartfonë, njëkohësisht edhe aplikacionet në ueb. Duke qenë se Office 365 është menduar për një përdorues edhe hapësira në OneDrive është e kufizuar: 20 GB për një llogari; Office 365 Home, i cili është versioni Office për familjet, përfiton 20GB për deri në pesë përdorues të ndryshëm ose një total prej 100 GB. Microsoft ofron paketa të ndryshme për bizneset, të cilat përfshijnë një grup pak më të ndryshëm të aplikacioneve dhe karakteristika të tjera me çmime të ndryshme. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>